Premtimet e FRD: President nga populli, ndryshim i kodit zgjedhor dhe taksim i ndershëm

17 Qershor 2013, 15:03Politika TEMA

Në vazhdim të takimeve zgjedhore, kryetari i FRD-së, Bamir Topi, zhvilloi një takim me banorët e komunës Kashar.

Ai u tha banorëve të Kasharit se FRD është një forcë, e cila garon e vetme në këto zgjedhje, por e pasur në mbështetje qytetare.

“Data 23 qershor është një mundësi që në parlament të përfshihen forca politike, që e duan Shqipërinë, jo ata deputetë që marrin vetëm rrogën dhe nuk zgjidhin hallet e popullit,” tha Topi.

Duke ju referuar premtimeve zgjedhore të FRD, Topi u shpreh se: “Ne synojmë President nga populli, ndryshim të kodit zgjedhor dhe taksim të ndershëm për biznesin”.

Topi akuzoi klasën politike aktuale, e cila e cila sipas tij e ka lënë qëllimisht në kaos çështjen e pronës për ta grabitur. “Kjo klasë politike duhet të ikë së bashku me dështimin e saj”,  u shpreh Topi.

“Data 23 qershor është shumë e rëndësishme, shkoni të gjithë në votime dhe votoni FRD, votoni numrin 66 dhe ju siguroj për një përfaqësim dinjitoz dhe të ndershëm. Kontrata jonë me qytetarët është: FRD për shtetin dhe qytetarët,” tha Topi./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje