INTERVISTA/ Rama: Bashës i ka rënë kallaji, Berisha rri përgjon pas vrimës së çelësit tim

19 Qershor 2013, 10:15Politika TEMA

Kur kanë mbetur vetëm 5 ditë nga 23 qershori, kreu i PS, Edi Rama është rikthyer në studion e Tonight Ilva Tare, për një analizë të fushatës elektorale në përfundim të saj, por dhe për një mesazh për elektoratin se pse duhet të votojnë PS dhe numrin 29 të dielën.

 

5 ditë kanë mbetur për të shkuar majtas, jeni i bindur, po ju keni shkuar majtas?

Të shkosh majtas në këtë rast është të shkosh nga zemra.

 

Karafilat në xhaketat tuaja, gjetje apo ua dhurojnë?

Jo, është një rit. Unë jetoj me ngjyrat, jam pjesë e tyre.

 

Pas gjithë turit, ka gjëra që kanë ndryshuar dhe keni reflektuar pas fushatës?

Ndryshe nga Saliu, nuk kam pritur fushatën për të zbuluar Shqipërinë, e njoh Shqipërinë me siguri km për km. Kaq shumë kam udhëtuar sa që di me sy vendet ku ka dhe nuk ka valë celulari.

 

Ka pasur zhvillime dhe me teknologjinë?

I kam adoptuar njohuritë në bazë të zhvillimeve. Shqipëria është një peizazh shumë i dëmtuar, nga erozioni, shkatërrimi i pyjeve, gërryerja e lumenjve. Është një vend që nuk ka asnjë rrugë me standarde, me përjashtim të një pjese të rrugës së Kombit. Është një vend ku ka realisht dëme, varfëri dhe plagë të jashtëzakonshme.

 

Po tuneli i Elbasanit?

Kjo është katandia ku kemi arritur. Tuneli, apo çdo vepër publike, ndërtohet me paratë e popullit, nuk është vepër që të duket si shpikje. U ndërtua tuneli, po pastaj? Jemi në situatën e vendeve të botës së tretë ku qeveritë mburren me rrugët. Janë shpenzuar shumë para, kemi shumë pak rrugë dhe në ato pak rrugë nuk kemi standarde. Ky këndvështrim është i bazuar mbi fakte, mbi ato që kemi parë dhe mbi dy debate të fundit të Ministrit të Transporteve që s’e ka provuar dot që ka ndërtuar 10.000 km rrugë. Njerëzit kanë shumë tunele, ndërkohë që ndërtohet ai tunel për të marrë ca vota. Kanë tunelin e varfërisë, e listave, ku ka presion mbi administratën. Pyetja nuk është si u bë tuneli, po sa ka kushtuar, si janë shpenzuar këto para, pra rrugët kanë mbetur rrugëve. Qytetarët në 23 qershor janë shumë të qartë në perceptimin dhe marrjen e vendimeve të tyre. Në një vend ku media është institucioni i të vërtetës, një Kryeministër i tillë do ishte kryqëzuar, s’do kishte qëndruar as një muaj në pushtet. Qeveria nuk e provon dot që ka bërë 10 mijë km rrugë.

 

Nuk keni folur më për anulime koncesionesh?

Kemi folur për transparencë, do shikojmë të gjitha kontratat dhe si janë bërë ato, aty ku janë shkelur do të zhbëhen. Për ato që janë realizuar në kundërshtim me ligjin do ndjekim ligjin dhe do kërkojmë dëmshpërblim. Do angazhojmë me fuqinë e parlamentit një komision për të bërë të gjithë hetimin e këtyre koncesioneve.

 

Keni thënë se do zbatoni ligjin pas 23 qershorit për administratën që ka dalë në fushatë?

Jo me ata, por me të tjerët që i kanë urdhëruar të dalin në fushatë. Ka kuadër ligjor të plotë kushtetues, këto janë çështje që do i trajtojnë gjykatat, ne do t’i trajtojmë nga pikëpamja etike. Kush ka abuzuar do ndëshkohet dhe s’do ketë më vend në administratë.

 

Berisha tha në Shkodër se nuk po flisni më për pensionistët, por kërkoni të çoni në pension Berishën që punon 300 min në ditë më shumë se ju?

Po nga e di ky, apo që rri pas vrimës së çelësit tim, që merret me familjen time, të vdekur e të gjallë. E dyta e punës, çfarë rëndësie ka sesa minuta rri në zyrë ai njeri? Të flasim për bilancin, Shqipëria sot lëngon në kushtet e një mbijetese, arka e shtetit është bosh, njerëzit ku shkojnë i shikojnë nga xhepat, Shqipëria nuk ka ujë, nuk ka shtet. Për çfarë flasim ne? Biznesi është me litarin në fyt. Sot shqiptarët blejnë më pak. Ekonomia familjare e njerëzve të zakonshme është me rëndë seç ka qenë që prej periudhës së piramidave. Ne kemi bërë një plan. Gjëja e parë që do bëjmë është ulja e taksave për 95% të njerëzve, kriza po i faturohet njerëzve të zakonshëm.

 

Do i rrisni për kompanitë?

Jo. Do ulim taksat për gjithë ata që sot jetojnë me një rrogë nën 1.5 milion. Sipër kësaj ne do heqim taksën e sheshtë dhe do vendosim taksim të ndershëm. Do ulim taksat për gjithë fermerët, do fillojmë dhënien e certifikatave të tokës dhe do ulim naftën, duke hequr akcizën dhe taksën e qarkullimit, atë të makinerive bujqësore. Po kështu do ndërtojmë sistemin vaditës, zotohem solemnisht se kjo histori turpi do marrë fund në katër vitet e ardhshme, për ta zhdukur nga premtimet elektorale. Problemi tjetër janë plehrat, e di pse vendet e tjera eksportojnë plehra të rrezikshme në Shqipëri, vetëm se nuk ka kontroll. Ne do anulojmë ligjin për importin e plehrave. Ne do heqim TVSH për 5 ushqimet bazë.

 

Gjithë këto taksa që do hiqni, si do të kompensoni atë pjesë të buxhetit të munguar?

Nga taksimi i ndershëm, heqja e TVSH për 5 ushqimet bazë, ulja e TVSH për energjinë, heqja e 10% për ilaçet, etj janë sa gjysma e parave që shqiptarëve u humbasin nga nafta. Ne do fitojmë për t’i dhënë fund avazit të vjetër, për të hapur luftë madhore kundër evazionit, korrupsionit dhe kjo s’ka të bëjë me kompanitë, por me ata që kanë vulat e shtetit në dorë, që marrin paratë për vete. Me kompanitë do vendosim një marrëdhënie krejt të re, nuk do ketë taksë progresive që ta keni të qartë, do ketë taksim në dy nivele. Rilindja është të rilindim ekonominë, shtetin. Një Kryeministër të tillë vendet normale do ta përdornin vetëm si personazh kabaresh.

 

A do ketë ulje të kuotave në pranimet e studentëve në fakultetin e drejtësisë?

Kjo është një pyetje 1 mln eurosh, është situatë shumë komplekse. Saliu u bëri një pabesi të rinjve, bleu 5 vjet qetësi duke joshur prindërve për të paguar shkollën e tyre. Dhe mbrapsht morën një diplomë pa asnjë vlerë. Kemi universitete private pa fund, po bëhen 100. Kemi numrin më të madh të juristëve për km katror në botë. Ne s’kemi më zanate, kemi krahun më të papërgatitur të punës, si mund të marrin ne investime. Jemi në kushte kur duhet të ndërrojmë model dhe këtë e ka kuptuar dhe Saliu që na ndjek nga pas. Bazohej shumë dhe në remitanca, por ato kanë rënë. Në këto kushte duhet industri prodhuese për të prodhuar vende pune dhe për këtë duhet zgjidhur problemi i pronës. Duhet një administratë shtetërore korrekte me publikun dhe investitorin, pra duhet shtet. Ai thotë jam model familjar, po çfarë modeli familjar?

 

Sa e parashikoni rritjen e GDP-së në vit?

Është një çështje që do shihet vit pas viti. Rritja ekonomike e viteve të shkuara mund të ketë qenë dhe 5%, por ka qenë pa punësim. Duhet ekonomi prodhuese që nxit industritë prodhuese. E dyta, një ekonomi prodhuese, që është e bazuar në zhvillimin rural, po s’e kthyem në vend prodhimi të ushqimit, për çfarë diskutojmë këtu, NATO, BE? Dhe së treti janë shërbimet, për këto të tria duket një strukturë e re.

 

Çfarë mekanizmash do ngrini që të zgjeroni gamën e taksapaguesve?

Duhet të krijomë sensin e barazisë para ligjit, jo si sot që treçereku i qeverisë nuk paguajnë taksat lokale. Nëse sot u themi kompanive se do rrisim taksën dhe nëse Shqipëria është po kjo nga struktura e pikëpamjes së shërbimeve është katastrofë ekonomike. Por nëse vendosim sistemin e rregullt të tatimeve kompanitë nuk e kanë problem nëse ju rritet taksa. Pra nuk do kemi taksë progresive për kompanitë.

 

Si e komentoni futjen e zotit Basha në fushatë?

E komentoj si rënie të kallajit, e kujtojnë të gjithë kur thoshte do u shërbej qytetarëve, s’kam punë me partitë. Por kjo s’ka rëndësi, në fund të fundit ai është personazh politik dhe ishte budallallëk ajo që tha atëherë. Tirana vuan nga i njëjti rrënim që ka pllakosur Shqipërinë, nuk ka ulje taksash, gënjen. I ka lënë si janë me ligj, por për të paguar paguajnë më shumë, në mënyrë arbitrare 2 dhe 3 fish.

 

Çfarë do bëni me ndërtimet pa leje që kanë filluar?

Tirana qeveriset me një populizëm të tejskajshëm. Klientelizmi që e ka mbërthyer Bashkinë është i pashoq, Policia Bashkiake është një bandë sekserësh, në Tiranë po rriten kate për qëllime fitimi. Kjo zallamahi që prodhoi Saliu në këto vite është e pashoqe. Legalizimi bëhet për dy aspekte, për të legalizuar ndërtimet ekzistuese dhe për frenuar ndërtimet pa leje. Zonat informale janë ndërtuar nga ëndrra për të pasur një shtëpi, do t’i legalizojmë, do t’i kthejmë në tituj pronësie dhe do t’i kthejmë në kapitale aktive. Pra flasim për njerëzit e zakonshëm, jo për shtëpi për qëllime fitimi apo për qejf. Legalizimet do t’i bëjmë pa asnjë qindarkë.

 

Taksa për pasigurinë e patundshme, do ndryshohet?

Ne do vendosim diferencë në taksim.

 

A goditet shtresa e mesme me sistemin tuaj të taksimit?

Ne do kthejmë në shtresë të mesme punonjësit e administratës. Po pse, biznesmeni që ka rrogën e tij, nuk do paguajë më shumë se një mësuese? Kush e konsumon më shumë të mirën publike, ai apo mësuesja që nuk shkon dot për një ditë pushimi se nuk ka mundësi. Ky është një kontribut jo vetëm patriotik, por dhe detyrim.

 

Si mendoni ta paguani borxhi publik?

Ne do ndryshojmë strukturalisht qeverinë. Do kemi më shumë investime të huaja, më shumë miq dhe partnerë. Ne do strukturojmë borxhin, do kemi një qasje tjetër me institucionet ndërkombëtare.

 

Si do ta ndryshoni gjyqësorin dhe prokurorinë?

Unë besoj se nuk gjen dot drejtësi në një vend që qeveriset me padrejtësi. Duhet të ndërtojmë forcën e shembullit dhe shembulli është Tirana, shkoni ndër vite dhe kujtoni Tiranën.

 

42 komente në “INTERVISTA/ Rama: Bashës i ka rënë kallaji, Berisha rri përgjon pas vrimës së çelësit tim”

  1. Besnik says:

    Rama eshte lideri qe i duhet shqiperise dhe ate duhet te mbeshtesim te gjithe sepse alternativa e tij eshte me e qarta.

    Rama ka sjelle ide, vizion per te ardhmen dhe reforma shume te pranueshme per problemet me te mprehta.

    1. POMPACHIU says:

      saliut i ka ardhur fundi
      bashes po ashtu do i vije pas 5 ditesh
      nje vote per rilindjen eshte nje vote per shpetimin nga rrenimi
      voto PS voto nr29!!

      1. Tina says:

        ESHTE KOHA QE HISTORIA TE PERSERITET E RAMA TE BEJE ATE QE SE SALIU PO E ZHBEN, TE KTHEJE IDENTITETIN KOMBETAR. KJO DO JETE HISTORIKE PER VENDIN DHE ZGJEDHJE TEPER JETIKE PER TE ARDHMEN TONE TE PERGJITHSHME,. RAMA ESHTE AI LIDER E VIZIONAR QE I DUHET VENDIT

        1. bashkimi says:

          SALI SALI, SA NA KE POSHTERUAR NE SY TE GJITHE BOTES. RININE E KE LENE ME SY MBYLLUR, SHTETIN E KE PALACIZUAR SI MOS ME KEQ E GJITHCKA E KE RRENUAR. NJE NUMER DO TE TE VRASE TY E AI ESHTE #29, NUMRI KU SHQIPTARET BESOJME ME TE VERTETE. sALI, JE NE TE PERENDUAR E FITORJA E PS SKA ME ASNJE DISKSUTIM

          1. Flogerti says:

            Bravo Edi Bravo. Fitore e padiskutueshme do jete per PS kete here sepse te gjithe kane bindjen se ti je ai qe do na kthesh aty ku duhet. Historia denon tradhetaret e kete do e beje me saliun. Ja qe jemi te gjithe per nje numer e ai eshte #29

          2. Sinani says:

            Shqiperia ka shume probleme sepse biznesi ne shqiperi eshte bllikuar sepse taksat e larta nga njera ane dhe nga ana tjeter eshte qeveria qe nuk i kryen pagesat per te gjitha punimet qe ata kane bere per llogari te qeverise.

            Administrata tatimore eshte vetem per te vendosur gjoba dhe per asgje me shume.

        2. Erida says:

          Mbetet problematike ceshtja e gjyqesorit nen kete qeverisje komplet te politizuar dhe qe nuk ka as respektin me te vogel per ligjin dhe te drejten qe ky i fundit i jep cdo qytetari. Zoti Rama, eshte shume e nevojshme te krijohet nje fryme drejtesie gjate qeverisjes suaj kete kater-vjecar. Populli ka nevoj per nje besim te rilindur tek drejtesia dhe te di se nese ka nje problem, ligji do ta trajtoj njelloj, pavareisht te ardhurave apo njohjeve.

        3. Dori says:

          Shqiperia eshte ne udhekryq shume te madh sepse shteti i ka braktisur qytetaret. Qeveria eshte fokusuar ne pasurimin e familjes se Berishe. Prandaj njerezit jane totalisht te zhgenjyer nga kjo qeveri dhe kerkojne ndryshim.

      2. Taulanti says:

        Mr. Buzeqeshja krejt papritur u fut ne fushate ne ndihme te Berishes. Tha vertet ne fillim se do te punonte per qytetin, por ne fund te fundit anetaret e PD jane mesuar te genjejn sy per sy a thua ne Shqipetaret qe i ndjekim e kemi memorien shume te dobet e s’mbajme mend cu tha e cu be. Megjithate Basha eshte totalisht i paafte per ti dale ne mbrojtje kesaj qeverie, nuk mund ti pergjigjet as pytjeve baze te cilat kane te bejne me gjendjen ne te cilen eshte Bashkia dhe nje sere vendimesh te politizuara te marra prej saj, qe bien ne kundershtim te plote me ligjin.

      3. dorjeta says:

        shqipëria është një peizazh shumë i dëmtuar, nga erozioni, shkatërrimi i pyjeve, gërryerja e lumenjve saliu e la shqiperine dhe mendoj per vete e ne do te bejme te njejten gje sdo te mendojme per te me 23 qershor do te votojme nukmrin 29

      4. Hermiona says:

        ai basha eshte nje anadollap, ate askush nuk e njeh si kryetar bashkie, di vec te buzeqesh. nuk ka krahasim puna e rames me ate te lulit , luli genjen si saliu shume shpejt ne ikje #rilindje

    2. Majlinda says:

      Taksimi i ndershem qe propozon Rama, mbeshtet parimin se kush fiton me pak paguan me pak. Kjo eshte mese e domosdoshme, per me teper duke marr parasysh realitetin ekonomik ne vendin tone dhe faktin e pamohueshem se taksimi i sheshte i sherben vetem qeveritareve dhe askujt tjeter.

      1. alesia says:

        Perdhosja qe saliu i ka bere ketij vendi e percmimi i tij jane nje arsye pse shqiptaret me 23 qershor do votojne masivisht kunder tij. Rama ka sjelle shpresen nder popull e #29 -ten e shohim si numrin qe neve si popull na ka sjelle perhere fat, ndaj mos e harrojme, ne duhet te clirohemi nga pushtuesi sali duke mbeshtetur e votuar #29

        1. Erzeni says:

          Ne smund ta lejojme me kete sali plakun te na terheqe per hunde. Rruga per te mos e lejuar kalon nga vota e gjithsecilit prej nesh ndaj te votojme te gjithe do thoja une, te shkojme te gjithe ne votime qe askush te mos munde te permbyse vullnetin e vertete te popullit. Kjo eshte ajo qe vlen me shume se gjithcka ne Demokraci.

          Qe te shpetojme veten dhe demokracine votojme Ndryshimin, Votojme PS dhe Edi Ramen

    3. Monda says:

      Importi i pleherave ishte demi me i rende qe mund ti behej Shqiperise. Eshte shume e domosdoshme qe ky ligj te anullohet dhe ne mos te kemi me plehra qe na hyn nga vendet e tjera.

      1. Tigri 14. says:

        KJO MASKARADE PO MERR FUND E KETE DO E SHOHIM ME 23 QERSHOR KUR LUMI I NJEREZVE DO BEJE TSUNAM NE DEM TE BESISHES. SKA ME FORCE QE E MUND VULLNETIN E LIRE TE QYTETARIT. POPULLI ESHTE SOVRANI I PADISKUTUESHEM. NDAJ NR. #29 ESHTE AI I SHPRESES

    4. Erisa says:

      Genjeshtra e Berishes se Rama do te aplikoj taksim progresiv mbi biznesin eshte nje turp i madh. Nese do te kishte gjetur pak kohe per te lexuar programin, do ta kuptonte se kjo nuk eshte aspak e vertet.
      Ajo qe duhet eshte nje rilindje e sistemit, i cili nen regjimin e Berishes, eshte korruptuar nga koka te kembet.

    5. Samir says:

      Ajo qe po ndodh sot ne Tirane eshte e tmerrshme, kemi projekte te cilat ndryshohen ne mes te punes, per te perfituar miqte e Bashes, kemi ndertime pa leje, qe shtohen neper katet e fundit te pallateve, praktikisht kemi nje munges totale kontrolli.

    6. Fieraku says:

      Te lumte Rama. JE lideri qe kerkojme sot e 22 vjet. saliu ka harruar ku ka lindur, ka harruar se ke ka pas komshi, ka harruar se ku ka qare per here te pare, ka harruar se ke ka grua, se ke do, se ku ka varrin e ema e mire me te atin bujar, ka harruar se nga eshte, me pak fjale ai seshte me njeri. ai eshte i marre fund. Ndaj me 23 qershor ne Votojme masivsht #29

    7. nelson says:

      Është një vend që nuk ka asnjë rrugë me standarde, me përjashtim të një pjese të rrugës së Kombit. Është një vend ku ka realisht dëme, varfëri dhe plagë të jashtëzakonshme qe saliu na dha dhurate per qeverisjen e 8 viteve , stop rilindje do dhe 4 dite

    8. WENDI says:

      Problemi tjetër janë plehrat, e di pse vendet e tjera eksportojnë plehra të rrezikshme në Shqipëri, vetëm se nuk ka kontroll. partia socialiste do anuloj ligjin për importin e plehravem shqiperia eshte bere si kosh plerash per europen

    9. sonil says:

      qeverisja saliut solli :shqipëria nuk ka ujë, nuk ka shtet. Për çfarë flasim ne? Biznesi është me litarin në fyt. Sot shqiptarët blejnë më pak. Ekonomia familjare e njerëzve të zakonshme është me rëndë se kurre ndonejhere, edi rame dhe programi i tij do ti thone boll

    10. Neri says:

      Policia Bashkiake është një bandë sekserësh, në Tiranë po rriten kate për qëllime fitimi, se basha eshte pjelle saliut e ska si te jete ndryshe, del e thote qe ka ul taksat genjen nuk e ka bere, ndaj me 23 qershor duhet te ik dhe ai

    11. viki says:

      besoj se nuk gjen dot drejtësi në një vend që qeveriset me padrejtësi. Duhet të ndërtojmë forcën e shembullit dhe shembulli është Tirana, shkoni ndër vite dhe kujtoni Tiranën, kishte lezet me rregull jo si tani ,ky eshte lideri i shqitarve

    12. nuli says:

      edi rama dhe njeher tregoi se do te jete nje kryeminister per vendin, programi dhe planet jate te sakta dhe zgjidhja qe i duhet vendit, mos harroni ai po perballet me nje sfide te madhe, saliu po le nje borxh publik te madhe dhe nje ark shteti bosh , pune te mbare

  2. turi says:

    po aman me cdo merret ai katragjysh me antiplumb!?! vetem me llogje kavaje, si vjen turp, 70 vjec e merret akoma me llafe!

    1. Flogerti says:

      Bravo Edi Bravo. Fitore e padiskutueshme do jete per PS kete here sepse te gjithe kane bindjen se ti je ai qe do na kthesh aty ku duhet. Historia denon tradhetaret e kete do e beje me saliun. Ja qe jemi te gjithe per nje numer e ai eshte #29

  3. Vikena says:

    Edi e ka nisur turin e tij neper fshatrat e Shqiperise kohe me pare, ndryshe nga Berisha e di mire se cfare i duhet vendit. E gjitha kjo eshte bere ne funksion te programit te Rilindjes, i cili nje pjese shume te rendesishme ia kushtoi edhe zhvillit te fshatit.

  4. Alban says:

    PROGRAMI QE KA RAMA PER TE DALE NGA KJO HUMNERE QE NE KEMI RENE ESHTE ME REALISTI. PRANDAJ NE TE GJITHE DUHET TE JAPIM NJE MBESHTETJE ME 23 QERSHOR SEPSE NE DUHET TE MENDOJME PER VETEN TONE DHE PER TE ARDHMEN E FEMIJEVE TANE.

  5. Rilindje says:

    Basha she Berisha nuk kane asnje ndryshim nga njeri-tjetri. Pasi vodhi zgjedhjet e 8 majit, Basha tani del e ben fushate per Saliun. Pas 23 qershorit mbani njeri-tjetrin me gajret se ju pret humbja dhe gjyqi per 21 janarin dhe gjithe krimet e tjera qe i keni bere ketij populli.

  6. Samiu says:

    Fushata e Rames po kerkon qe te fitoje zemrat e te gjithe njerezeve pa dallim. Nje fushate shume e bukur qe meriton ta votosh me 23 qershor. Me 23 qershor luhet fati yne dhe ne duhet te votojme per nje te ardhme me te mire.

  7. Renato says:

    Drejtoret e administrates dhe ata qe kryejne funksione te larta patjeter qe duhet te perballen me ligjin ne rast se kane detyruar punonjesit te shkojne neper mitingje dhe organizime elektorale pa deshiren e tyre. Jashte orarit te punes zyrtare gjithsecili esht i lire te kete bindjet e tij politike, por jo ne menyre te dhunshme dhe aq me teper kur keto vine si urdhera nga lart te cilat nese nuk zbatohen, vene ne rrezik pozicionin dhe vendin e punes.

  8. MIRI says:

    EDI RAMA TI JE NJERIU QE I DUHET VENDIT TONE, TI JE SHPRESA E VETME PER VENDIN TONE PER NDRYSHUAR SEPSE TI JE NJERI ME VLERA TE LARTA, JE NJERIU QE I DUHET VENDIT TONE.

  9. Lorna says:

    Kjo puna e rrugeve eshte bere legjende. Patjeter qe jane ndertuar rruge, por jo 10 mij km. Kete e pame shume qarte ne debatin Lame-Olldashi, ku ministri nuk arrinte dot te jepte nje pergjigje te sakte, konform me te verteten. Per me teper, qe keto rruge ne shumicen e rasteve demtohen dhe kerkojne edhe me shume investim cka perkthehet ne me shume leke te dala prej xhepave te taksapaguesit. rruget nuk jane merit e nje partie por detyr qeverisje ndaj nuk mund te shiten si arrtije. Vende te prapambetura, ku mungon liria e fjales dhe e mendimit, kane rruge shume here me te mira se ne. Kjo nuk do te thote se keto qeveri duhet te vazhdojne te qendrojne ne pushtet.

  10. shqiptari i vertete says:

    TE GJITHE SHQIPTARET QE E DUAN VENDIN E TYRE DUHET TE VOTOJNE KUNDER KESAJ QEVERIE QE E SHKATERROJ VENDIN SA KOHE ISHTE NE PUSHTET DHE NESE E VOTOJME PRAPE DO TE VAZHDOJE ME RRENIMIN E METEJSHEM POR NE DUHET TE VOTOJME PARTINE SOCIALISTE ME EDI RAMEN KRYEMINISTER SEPSE ESHTE I VETMI NJERI QE MUND TA SJELLE NDRYSHIMIN NE SHQIPERI.

  11. EDI RAMA KRYEMINISTER says:

    EDI RAMA TI DO TE JESH KRYEMINISTRI I ARDHSHEM I SHQIPERISE SEPSE JE NJERIU QE KA NEVOJE VENDI YNE, JE NJERIU QE MUND TE PREMTOJ NJE TE ARDHME ME TE MIRE PER TE GJITHE NE.

  12. luli koqe nguli says:

    ku do shkoje smerlapi pas 23 qershorit

  13. arsi says:

    Edi Rama eshte Kryeministri Ideal, eshte njeriu per te cilin ky vend ka nevoje ndaj me 23 Qershore voto Edi Ramen, voto numrin 29 ta clirojme shqiperin nga pushteti i korruptuar e monopolist i Sali Berishes, voto Rilindjen

  14. cama says:

    bravo rama ato qe keshprehur jane pikpamjet qe duhet te shpreh nje njeri qe ka vizion dhe e do kete vend . e do ligjin, e do arsimin e do te varferin dhe qe kerkon ti japi nje pergjigjie adekuate problemeve qe e shqetsojne dita dites dhe e zhysin ne mjerim kete vend. berisha nuk ka asgje per t iu ofruar shqiptaeve sepse rruget e tij kane mbetur rrugeve dhe , p;roblemi qe lin eshte se jane shtruar jashte parametrave te duhur si dhe sa kane kushtuar si jane perdorur leket e qytetarve shqiptare, pergjigjia eshte per faqe te zeze. keto jane arsye se perse duhet ta largojme kete qeveri te pa afte

  15. arbenita says:

    Edhe 5 dit na ndajne nga ndrshimi i historise, nga Rilindja e shumpritur per cdo shqiptare…Une votoj partine socialiste per me shume zhvillim dhe me shume mireqenie ekonomike, votoj Rilindjen per me shume punesim dhe punesim permes merites dhe jo teseres se partise…voto dhe ti numrin 29.

  16. xy says:

    Ne kemi nje shans qe po na vjen dhe ky quhet Edi Rama.Sic tha i madhi Martin Luther Kingu “I have a dream” dhe kemi nje enderr ,qe ta shikojme Shqiperine te funksionoi si shtet ne rradhe te pare,pastaj njerzit do te jene me te qete.Sigurisht qe nuk presim te behemi Zvicer,por edhe te plasim keshtu me kete shtet si e kane katandisur,edhe kjo eshte e dhimbshme dhe e padurueshme.Shpresa jone e fundit Edi Rama.Te lutem dhe te pergjerohem,mos na zhgenje.

  17. ditjoni says:

    te shkosh majtas e kane bere vetem ata qe jane paguar pe ate vote,te tjeret shkojne pas zemres…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje