Pavarësisht se janë shprehur se Luis Suarez është i pashitshëm, drejtuesit e Liverpulit duket se janë të gatshëm që ta lejojnë të largohet atë. Por, sipas mediave angleze, ata kanë kërkuar nga sulmuesi 26-vjeçar që të bëjë një deklaratë me shkrim, në të cilën kërkon të largohet.
Kjo në fakt është një rrugë e ndjekur edhe në rastin e Ksabi Alonsos dhe Fernando Tores dhe me këtë, duket se drejtuesit e Liverpulit kërkojnë që të heqin përgjegjësitë për largimin e Suares.
Sulmuesi i Uruguait ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’u larguar nga Liverpuli, pasi kërkohet nga Real Madrid./b.l
Pse te gjitha ARREZAT duan qe te banojne ne te njejten fole ,qe ne versionin modern ,quhet fole e GREREZAVE !!!!!
kush nuk do te donte te ikte ne nje ekip si REALI….?