Trajneri i kombëtares italiane, Çezare Prandeli, ka befasuar me deklaratën e vet, duke thënë se Japonia është favorite ndaj Italisë, në ndeshjen e dytë në grupe për Kupën e Konfederatës. Kjo, pasi sipas tij, Japonia ka pushuar një ditë më shumë dhe ka një trajner italian, që e njeh mirë lojën e tyre.
“Mendoj se Japonia do të ketë një avantazh të lehtë, pasi ata kishin një ditë më shumë pushim se ne. Për më tepër, Alberto na njeh shumë mirë, e di se si punojmë. Pres që ai të ndërtojë një kurth për ne. Besoj se do të shfaqet kundër nesh me një strategji interesante”, deklaroi Prandeli.
Japonia duhet të fitojë me patjetër përballë Italisë, pasi në rast të një humbje do të ishte e eleminuar.
“Ne hyjmë në fushën e lojës duke e ditur se kjo është një finale për ne. Do të japim maksimumin pasi e dimë që nëse nuk fitojmë, përfundon gjithçka”, ka bërë me dije trajneri i Japonisë, Alberto Zakeroni./b.l
Une e di qe GJARPERI asnjehere nuk i tregon kembet e vehta ,por ka ikur ajo kohe e arte per kombetaren AZURRE kur ne krye ishte MITIKU ENCO BEARZOT (( i famshem me llulen e tij)) qe kurre nuk shfaqej njelloj ne 2 ndeshje ,pavaresisht ne se ishte “MIQESORE ” apo ZYRTARE .
ITALIA ,pavaresisht se fitoi me MEKSIKEN (( e cila ka qene nje kocke e forte per AZURRET per te gjitha kohrat )),nuk eshte aq atraktive ,edhe sido qe luajti shkelqyeshem taktikisht por pa grinte .
Deri me tani nga takimet e para vetem SPANJA ishte ekselente ,BRAZILI ? ,ishte konfuz me JAPONINE ,pavaresisht se fitoi 3-0.
Por pipinot duhen te kene kujdes nga EKIPET AZIATIKE SEPSE ATO SHPESH ,CA vete ,ca nga shanset ,ca nga nenevleftesimi dhe ca nga ndihma e arbitrit ne te shkuaren i kane bere “GJEMEN ” ITALISE .
Keta mor te keqen jane te papare barazojne me haitin po rrahin dhe spanjen nje here beri vaki qe i mundi spanja aq thelle,vetem keta mund te jene ilac per spanjollet,ta shohim qe sonte ne finalen e europianit per 21 vjecaret.
Vec kto i hapin pune spanjolleve…na bone me qesh. I pe 21 vjecaret. E mbyllen neshjen qe pjesen e pare.
Spanja ka kualitet,si tek moshat si ne kombetaren e madhe kot nuk bon tris kampionat europian,boteror dhe europian si asnji ekip tjeter.
italia me frike perballe japonise??? cnuk po na degjojn veshet!…esht me mir ta mare kombetaren italiane igli tare.