Juventus dhe Milan nuk dorëzohen për Tevez

17 Qershor 2013, 14:24Sport TEMA

Bardhezinjtë e Juventusit, pasi duket se kanë humbur mundësinë për të transferuar Gonzalo Higuain, janë rikthyer sërish fuqishëm në pistën e Karlo Tevezit.

Mediat italiane bëjnë me dije se drejtuesit e Juventusit kanë pasur sërish kontakte me klubin e Sitit dhe përfaqësuesit e Tevez, për ta bindur këtë të fundit të transferohet në Torino.

Megjithatë, për momentin duket se Milani është në avantazh për sulmuesin argjentinas, falë marrëdhënieve të mira të Adriano Galianit me agjentin e Tevezit dhe me vetë këtë të fundit.

Gjithsesi, tashmë pritet vendimi jo vetëm i Tevez, por edhe Sitit, që kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje