Ekipi suedez akuzon veten për manipulime ndeshjesh

14 Qershor 2013, 14:30Sport TEMA

Skuadra e kategorisë së katërt në Suedi, Sirianska Kerburan ka befasuar të gjithë, teksa ka kërkuar që të hetohet për manipulime ndeshjesh.

Shkak për këtë u bë fakti se kompanitë e basteve nuk pranuan baste për ndeshjen mes Sirianska dhe Kvarnshedens IK, duke parë se po viheshin shuma të mëdha për ekipin mik. Dhe, ndeshja përfundoi 1-5, duke konfirmuar zërat për manipulimin e ndeshjes.

“Të gjithë njerëzit -lojtarët, trajnerët, bordi dhe të punësuarit- të cilët janë përfshirë në aktivitetet e klubit, tani duhet ta cilësojnë veten si pjesë të hetimit policor rreth kësaj çështje”, thuhet në njoftimin e klubit./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje