Edhe Mavraj e mohon: Nuk kam marrëveshje me Lacion

12 Qershor 2013, 18:36Sport TEMA

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ka mohuar transferimin e tij te Lacio, duke thënë se nuk ka asnjë marrëveshje me të.

Mbrojtësi ka thënë se asnjëherë nuk ka folur me zyrtarët e klubit italian dhe të gjitha këto i ka quajtur spekulime, raporton Zëri.

“Nuk kam folur me Igli Taren ose ndonjë drejtor tjetër. Nuk kam marrëveshje me Lacion. Kur të kthehem në Gjermani do të flasim për situatën time me klubin. E përsëris, nuk kam marrë ndonjë ofertë nga Italia”, ka thënë Mavraj.

Në fakt, ishte vetë mbrojtësi që shkruante në faqen e tij zyrtare në Facebook, se ditën e hënë do të nënshkruante për Lacion.

Lajmi fillimisht u mohua nga ana e Igli Tares dhe tashmë edhe nga vetë Mavraj. Nuk dihet nëse marrëveshja është prishur përfundimisht, apo këto janë lojëra për të ulur vlerën e kartonit të kombëtares shqiptare. /b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje