Apeli i Pele: Respektoni kombëtaren e Brazilit

11 Qershor 2013, 14:39Sport TEMA

Legjenda braziliane Pele ka kërkuar nga ana e tifozëve të Brazilit që të mbështesin kombëtaren e tyre gjatë Kupës së Konfederatës, pavarësisht nëse ajo humbet. Deklarata e Pele vjen prej faktit se Brazili nuk është në gjendjen e vet më të mirë.

“Një kërkesë për të gjithë brazilianët, për ata që duan futbollin vendas. Kërkoj që të respektojnë periudhën parapërgatirore për Kupën e Konfederatave. Mos e fishkëlleni skuadrën dhe mos shkaktoni dhunë nëpër stadiume. Le ta organizojmë sa më mirë dhe pa pasoja këtë event. Edhe nëse ekipi nuk fiton, mos i fishkëlleni, por mbështetini lojtarët, pasi ata kanë nevojë për diçka të tillë” deklaroi Pele. /b.l

2 komente në “Apeli i Pele: Respektoni kombëtaren e Brazilit”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Per te qene i sinqerte SELECAO e ka humbur identitetin e saj kombetar qysh se u mundua qe te “HIBRIDIZOJE ” FUTBOLLIN e saj duke e kryqezuar me ate EUROPIAN ,KU per hir te se vertetes BRAZILI ka humbur shume nga shkelqimi i dikurshem .
    Per mua kombetarja ARGJENTINASE ,MBAS disa deshtimesh ne fillim te viteve ’70 e ka gjetur tashme identitetin e saj dhe per mua paraqet nje kombetare me stabile ,pavaresisht titujve qe ka mare ne arenen nderkombetare ,por dhe titujt qe i jane mohuar .
    Kombetarja e BRAZILIT vertet qe nuk bind ,pavaresisht se mori nje fitore mediokre me FRANCEN 3-0 ,por kam mendimin se deri ne 2014 shume gjera do te ndryshojne per mire .
    Mendoj se edhe vitin qe vjen NEYMAR ,pavaresisht se do te luaj me ekipin me te mire ne bote , BARCELONEN ,nuk do te jete gati qe t’a marre ekipin kombetar per dore ,prandaj BRAZILI per mua duhet te gjeje te tjera qendra levizese .

  2. loki says:

    Totila me pelqen si analist, c mendim ke per Sevillen se jam tifoz me te

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje