Figo e Roberto Karlos: Zidan ka aftësitë të bëhet trajner i Realit

10 Qershor 2013, 12:39Sport TEMA

Zvarritja e emërimit të Karlo Ançelotit si trajneri i ri i Realit, pas pengezave të nxjerra nga PSG, ka bërë që shumë njerëz të shohin Zinedin Zidane si trajnerin e ardhshëm të madrilenëve. Këtë gjë e mendojnë edhe dy prej ish futbollistëve të Realit, Roberto Karlos dhe Luis Figo.

“Zidan është gati të marrë çdo lloj detyre brenda Real Madrid. Me inteligjencën dhe qetësinë e tij, ai mund të jetë një trajner, drejtor sportiv apo drejtues më i lartë. Zidan do të bënte gjithçka këtu duke transmetuar qetësi, ai është një person fantastik dhe do të ishte i shkëlqyer për Real Madrid.

Për Ançelotin, apo këdo që do të vijë në drejtimin e skuadrës, ata duhet ta dinë që të jesh trajner i Real Madrid nuk është kurrë e lehtë. Këtu duhet të luftosh për kampionatin, Ligën e Kampioneve dhe kupën dhe nëse nuk fiton ka gjithmonë probleme. Ndaj kushdo që do të marrë drejtimin e skuadrës, duhet ta dijë këtë gjë. Epoka e Murinjos përfundoi, një trajner i ri do të vijë dhe i uroj kujtdo që të vijë shumë fat”, deklaroi braziliani.

Edhe ish-legjenda madrilène Luis Figo mendon të nëjtën gjë.

“Zizu mund të bëjë realitet çdo gjë që i vendos si objektiv vetes. Përse të mos jetë ai trajner i Realit?”, deklaroi Figo./b.l

Megjithatë, me shumë gjasa Zidan do të jetë drejtor sportive, duke qenë se në fund pritet që të arrihet marrëveshja për Karlo Ançelotin./b.l

2 komente në “Figo e Roberto Karlos: Zidan ka aftësitë të bëhet trajner i Realit”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Pse jo te mos provohet ,edhe mund te rezultoje i sukseshem ,sepse per mua para se gjithash ,ZIDANE ne krahasim me MURINJON ka nje avantazh te madhe qe :nuk i shfaq emocionet dhe ne stol nuk duket “TIFOZ I CMENDUR ” sikur MURINJO .

    1. Landi- Sverige says:

      Mos duhet qe dhe tifozat te mbajne Biblen apo Kuranin ne duar dhe te presin ne heshtje nga qielli lutjet e tyre per fitoren e ekipit te zemres??!! Pa emocione ai sport cdo gje mund te quhej, por futboll sigurisht qe jo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje