Pyjol konfirmon: David Vija do të largohet

10 Qershor 2013, 12:35Sport TEMA

Kapiteni i Barcelonës, Karles Pyjol, ka konfirmuar faktin se David Vija do të largohet nga Barcelona.

“Vija do të largohet, por nuk e di për ku”, ka thënë mbrojtësi i pyetur nga gazetarët.

David Vija që prej dëmtimit të rëndë që pësoi, i cili e la një kohë të gjatë jashtë fushave, nuk arriti dot të rikthehej në nivelet e tij më të mira, duke përfunduar kështu në stolin e Barcelonës.

Me ardhjen e Neimar hapësirat e tij janë ngushtuar akoma edhe më shumë, gjë që ka bërë që sulmuesi i kombëtares spanjolle të vendosë përfundismisht largimin nga Barcelona.

Për Vijën kanë shfaqur veçanërisht interes Totenhem dhe Arsenal, por edhe Atletiko Madrid./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje