Jovetiç: Mirupafshim Fiorentina, më kërkon Juve

9 Qershor 2013, 16:22Sport TEMA

Futbollisti malazez i Fiorentinës, Stevan Jovetiç, ka deklaruar se pret të largohet nga skuadra aktuale në kërkim të një sfide të re në karrierën e tij. Lojtari kërkohet prej kohësh nga skuadra si Juventus e Arsenal, të cilat janë gati të sigurojnë futbollistin që në sezonin e fundit shënoi 13 gola në 31 ndeshje.

“Kam qëndruar te Fiorentina për 8 sezone. Ndjej se kam dhënë gjithçka këtu. Jam i ri dhe ambicioz, ndaj është normale që të ndjej nevojën të testoj veten në vende të tjera. Mendoj se nuk ka asgjë të keqe ta dëshirosh këtë”.

“Tifozët e Fiorentinës më kanë kërkuar gjithmonë të jem i sinqertë dhe unë po ju them se tani kam nevojë për një stimul të ri në një vend tjetër. Më duhet t’i përkushtohem një skuadre tjetër. Kam luajtur në Kupat e Evropës me Fiorentinën, ndërsa tani dua të fitoj në Kupat e Evropës”, tha malazezi.

Fiorentina pritet të kërkojë 25 milion euro për shitjen e lojtarit, një shumë që Juventus është gati ta ofrojë menjëherë, pasi futbollisti bëri të qartë se dëshiron të shkojë drejt bardhezinjve.

“Është një vit radhazi që deklarojnë se duan të më blejnë. Më kanë vënë në radhë para Ibrahimoviç, Tevez e Higuain, kush nuk do të krenohej nga një vlerësim i tillë? Mendoj se nën drejtimin e Konte mund të përmirësohem më shumë. Por nuk hedh poshtë as mundësinë e kampionatit anglez apo spanjoll. Tani jam në pritje, të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Jovetiç.

1 komente në “Jovetiç: Mirupafshim Fiorentina, më kërkon Juve”

  1. JUSTI says:

    SE SI TE BLEN TY PER 25 MILJON NJE ZOT E DI CFARE UA MORI MENDJEN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje