Olsen: Kemi 50% të shanseve për të fituar, na pret një atmosferë e zjarrtë

7 Qershor 2013, 12:33Sport TEMA

Trajneri i kombëtares së Norvegjisë, Egil Olsen shprehet se norvegjezët kanë 50% të shanseve për të fituar përballë Shqipërisë. Megjithatë, ai e pranon se kjo do të jetë e vështirë, aq më tepër duke parë atmosferën e zjarrtë që do të jetë në stadiumin “Qemal Stafa”.

“Kemi 50 për qind të shanseve për të fituar ndaj Shqipërisë. Do të luajmë ndaj një kundërshtari shumë të vështirë, ku na pret një atmosferë e zjarrtë me 17 mijë tifozë në përkrahje të tyre.

Ekipi luajti mirë në Oslo, nuk e merituam humbjen atje. Për formacionin nuk kam vendosur ende asgjë, prandaj nuk mund të flas”, theksoi Olsen.

I pyetur nëse ekipi i tij ka gjasa ende për kualifikim në Botëror duke parë ndeshjen e vështirë, ai tha se këto gjasa do të mbeteshin në rast të një fitoreje në “Qemal Stafa”.

“Për ne është ndeshje vendimtare për vendin e dytë të grupit, nëse fitojmë mund të shkojmë në play-off”, ka thënë tekniku norvegjez./b.l

2 komente në “Olsen: Kemi 50% të shanseve për të fituar, na pret një atmosferë e zjarrtë”

  1. Jevgjiti says:

    Me thone te drejten se kam haberin e ketyre ndeshjeve dhe ju lutem shume me jepni nje shpjegim se a eshte e vertete se po fituam sot do marim pjese ne kampionatin Boteror? Ju falenderoj tee gjitheve,dhe i uroj skuadres kombetaree FITORE sonte ne darke.

  2. roland says:

    kujdes ju norvegjezet, se po fituat ju qellon kryeministri yn. esht aty, kujdes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje