Trajneri i kombëtares spanjolle duket se ka rënë në hall, pasi për momentin nuk ka asnjë sulmues që e kënaq. Për këtë arsye, nuk është çudi që Spanja të vijojë me një sulmues të fshehur, si Fabregas.
“Do të luajmë me një sulmues, kjo është shumë e qartë, qoftë ky një “9 e fshehtë” apo një sulmues i mirëfilltë. Si rregull, çdo skuadër duhet të luajë me një numër 9, por ne nuk kemi gjetur një që na bind plotësisht.
Ndoshta kjo është edhe faji ynë, disa u provuan, por Negredo, Torres, Soldado, apo edhe Vija, nuk është se na kanë kënaqur me paraqitjen e tyre. Ne na duhen lojtarë në këtë repart të cilët marrin pjesë në lojë, që janë të dukshëm dhe pjesë aktive e manovrës”, ka thënë Del Boske në prag të Kupës së Konfederatave, ndërsa ka lënë të kuptohet se mesfushori i Bajernit, Havi Martinez, do të jetë titullar gjatë këtij kompeticioni.
“E kam thënë shpesh dhe nuk do të ndryshoj fjalët e mia. Mendoj se ai është në gjendje të na ofrojë më shumë, por duhet të jetë më shumë pjesëmarrës në manovër edhe te Bajerni. E tregoi këtë në finalen e Ligës së Kampioneve ku bëri diçka të shkëlqyer. Për ne është zgjedhje e parë në skuadër”, tha Del Boske./b.l
DEL BOSQUE e revolucionarizoi ne shkallen deri tani extreme skemen e lo jes .Ai luan pa sulmues ,me 7 mes-fushore ,por qe jane po aq sulmues sa tr fshehur aq dhe modern.
SIPAS MUA DEL BOSQUE ka revolucianorizuar skemat e GUARDIOLES dhe i ka bere ato me EFIKASE .Ai luan me “W” ,.te paster qe sipas mua kjo skeme aplikohet keshtu:
11 8 5 6 7 9 10
4 3 2
1
Keshtu do ti spiegoja une skemat e DEL BOSQUES dhe pikerisht kete skeme u mundua te atakoje MURINJO ne EUROPIANIN e 2012 ,sepse DEL BOSQUE E MERR SPUNYON nga BARCELONA ,kurse ne te vertete MURINJUA qellonte larg dhe donte deshtimin e SPANJES NE EUROPIAN DHE shpresonte tek e pamundura qe PORTUGALIA TE eleminonte SPANJEN dhe te shpallej ajo kampione .
Ne logarite e tijm prej STRUCI NANDU ,MURINJO nuk llogariste aS gjermanine dhe as ITALINE .