Salihi e Bushi ulin euforinë: Norvegjia nuk na çon në Brazil

4 Qershor 2013, 18:15Sport TEMA

Sulmuesi i kombëtares, Hamdi Salihi dhe menaxheri Alban Bushi, janë munduar që të ulin euforinë e tifozëve për ndeshjen me Norvegjinë, duke thënë se ajo nuk na çon në Brazil, edhe nëse fitojmë. Kjo, pasi sipas tyre, Shqipëria pas Norvegjisë ka edhe tre transferta shumë të vështira.

“Kam lexuar në media se po të fitojmë këtë takim, do të kualifikohemi në botëror. Mendoj se duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë pasi pas kësaj ndeshjeje kemi tre transferta të vështira. Duhet të harrojmë Brazilin dhe të mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës”, tha Salihi, i cili shënoi golin e fitores në ndeshjen e kaluar kundër Norvegjisë.

“Është ndeshje shumë e rëndësishme dhe e vështirë. Norvegjia është skuadër e fortë. Publiku duhet të na ndihmojë dhe shpresoj në një rezultat pozitiv”, u shpreh ndërkohë Bushi./b.l

27 komente në “Salihi e Bushi ulin euforinë: Norvegjia nuk na çon në Brazil”

  1. alban4eva says:

    cfare dmth “trasferta” o njerez..!!!???

    1. DASHAMIRESI I FUTBOLLIT says:

      Ne qoftese nuk e di vertet,”transferta” eshte ndeshja jashte fushe qe do beje Kombetarja jone. Dhe te tilla jane 3 ndeshje!

      1. filan fisteku says:

        Hahaha….e di shume mire ti….por ke te drejte qe ben ironi se ne shume fjale i marrim nga italishtja…(Psh te gjitha pjeset e makines….maskarino, kofano, kruskot, parakolp TE GJITHA)….apo karrotrec, apo facolet…..edhe TRASFERTA italisht eshte. Dikur kishte institute gjuhetaresh qe perpiqeshin te gjenin ose krijonin fjale te bukura shqipe. Poooor sistemi 23vjecar i BIRISHES shkaterroi cdo gje!!!! Ti gxoni shpit tuja!!!

    2. Western Union says:

      Trasferta eshte,dergon 100 euro ti,20 i mbaj une,ok!?

  2. Horri i Bulevardit says:

    Nje fitore me Norvegjine na con ne Brazil se ndeshjen me Zvizren qe e ka siguruar e ke ne Shqiperi, me Islanden megjithese u rrafem, por ishte nje fatalitet qe se meritonim, se ndeshja duhej te ishte fituar, se Islanda eshte ekip me i dobet se ne.
    Me Zvicren ose fitojme ne Tirane ose barazim, me Islanden megjithese luhet ne Islande, duhet te fitojme se Norvegjia eshte ekip shume me i mire se Islanda.

    1. Denisi says:

      More ti me mendje mire e ke,po thua do te jete ne fushe keshtu si thua ti?

  3. shkodrani says:

    transferte me duket eshte termi qe perdoret per kur luan jashte vendit.

    si jo tifoz futbolli qe jam me duket kshu do me thene.

    me duket e paskan shitur derisa po kerkon te ule euforine ose po mundohet qe te ece me kembe ne toke se euforia edhe te merre mendt

  4. sali trapi says:

    Komenti i Salihit,shume i sakte,ne me duket se po i bejme qejfin vetes,para kohe.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Po sikur ky Salihi te kete marre ndonje telefonate nga Norvegjija me ndonje bakshish te mire dhe tani i del se keqes perpara.
      Norvegjine e kemi pare nder vite, skane qene ndonjehere as ne mesin e skuadrave mesatare, ndryshe nga Suedija e Danimarka qe kane patur dikur ngritjen e tyre, por Norvegjija eshte nje skuader qe ska dallim nga ne ne kemi me shume teknike ata kane me shume force vrapojne si kuajt.
      Me Norvegjine duhet te fitojme, edhe me Islanden, ndryshe me Zvicren ne Shqiperi po spati interes Zvicra per pike, mund ta fitojme edhe ate ndeshje.

      1. GopNgrenesi says:

        Ose Duka p.sh ka vene ndonje lloto andej nga Kosta Rika e ky po i paraprin te keqes

        1. Horri i Bulevardit says:

          Edhe kjo qe thua ti ben vaki.

  5. kelmendasi says:

    Keni per te pare qe ne keto ndeshje qe kane mbetur nuk marrim me shume se 1 pike.Kujtomeni dhe flisni ne fund.Po barazuan me Zvicrren kur ajo Zvicrra te jete i sigurte mundet. Norvegjija do fitoje se sben sepse i humb shpresat po humbi.Ne se humbi ne Oslo nuk do te thote se nuk fiton ne Tirane.Te rrime shtrember te flasim drejt;Norvegjija ka futbollin shume me lart se ne. Per botror ne shkojme kur boterori te behet me mbi 64 skuadra ndofta po shkuen 128 .Kjo sepse Europa ka 30 skuadra me te mira se kombetaren tone.Ata kane nje futboll zinxhir ndesa ne kemi fjale boshe zinxhir.Mendja e madhe e zeza e te Zot thote populli.

  6. lefter says:

    Sjellje tipike shqiptare.Fluturojme me presh ne bythe. Pa filluar ala ndeshjet e dyta ne e siguruam Brazilin.Ne te shkuaren gjithmone ne fazen e dyte te eleminatoreve kemi deshtuar keq.

  7. tani says:

    shiko se tani jane rritur kuotat e basteve per humbje te shqiperise….historikisht ne ndeshjet e para lozim mire e bejme pike per te humbur sa hap syt jasht cdo pretendimi..thua do jete e njejta gje dhe kesaj radhe..

  8. Duka says:

    Nese fitojme me Norvegjine meritat jane te Berishes,sepse ky u premtoi premite.Edhe futbolli eshte i ndikuar nga perkrahjet e sidomos nga shperblimet per nje fitore te rendesishme.Keshtu kane bere dhe bejne edhe sot te gjitha shtetet e globit tone.

    1. Elton says:

      Patjeter merite e berishes se ai esht trajner shum I zoti. Ka lujt futboll me dhite. O pika qe sju bie Ty o Duka dhe ca tipash si Ty. Nga Mendja dukesh qe e ke marr filloren me mik. Patjeter qe po fitoi shqiperia merite do jete e sales, jozefines dhe lul bashes si strateg futbolli qe Jane.

  9. Qivaci says:

    Do haj nji rrot druni ksaj rradhe shqipnija, po hu tamam mo,hu xhehneti.
    Dhe kur ti shofsh shqipot ti me sorren that por kryet si zogj perpjet,duke ik me bisht ne shal.
    Si gjithmon
    Esht rregull ky.
    Shqiptart hyjn ne stadium karderrce,dhe dalin prej stadjumit me i derr kari mas mythsh.

    1. shqiptari says:

      Rrota e drunit dhe huni i xhehnetit te hyfshin ty sa me thell, sikur e ke qef vet, dhe mos te dalshin me. o negativ budall, kur u bone ti me na tregu se qfar do i ndodh kombtares. kombtarja jon do e thej ne dysh norvegjin, ma zi se ne oslo. kuptove ti idiot!!

  10. Aliu says:

    Fito norgu me penallti
    Shqiptart marrin kart te kuqe
    Tifozat terbohen nga deshprimi

  11. Gjyqsori says:

    Disaster ne tiran
    Norvegt pallojn shqiptart me shum gola
    Te gjith me kok nga korrnja dhe me penallti
    Edhe me barrikad
    Spektakel..

  12. guri says:

    cpate mer zoti salihi apo te ka lodh rruga ske fa jrruge e gjate me avion,ishe shlodh nja dy dite njiher pastaj ta jepshe intervisten…hahahahhaj suksese te premten

  13. kqz-ja says:

    Western union shpjegim te sakte i ke bere trasfertes. Fitore Shqiptareve!

  14. anticensurë says:

    nuk të çon por të hap rrugën.një humbje o barazim e vështirson së tepërmi!!ndeshjet jashtë janë të vështira por pa një fitore të premten ato janë dhe më të vështira!!

  15. lali says:

    Norvegjt pallohen nga skuadra Shqiptare me shum gola. Lojtaret te llogarisin se çdo gj varet nga truri i lojtareve ne loje e jo jashte saj.Jan 90 minuta qe do ti kujtoni per pjesen e mbetur te jetes tuaj, prandaj pergatituni dhe ngjitini shkallet e boterorit te Brazil nje e nga nje.Teknika e Debiazit nuk ju mungon, ndegjoni e zbatoni detyrat pa diskutuar.Ju urojme fat per ne Brazil..

  16. tani says:

    perfundimisht ta gezojme humbjen
    se po ti shikosh neper deklarata te gjithe thone qe sido qe te dale rezultai ne ketu do jemi perseri te bashkuar
    keshtu qe pregatituni moralisht dhe psikologjikisht per humbjen se do gezohemi shume dhe kur te humbasim do ta ndjejme me shume humbjen
    se ne sa marim nje rezultat pozitiv vetkenaqemi sikur jemi qendra e botes dhe rreth nesh varet botrori i brazilit
    por nuk te lene ata qe behen si qendra e rendeses se kumbit, duka me shoke qe shesin ndeshjet , dhe e dyta te gjithe jane kapiten ne fushe po ti shohesh te gjith bejne shenje me gisht leviz ketu ,leviz atje kape ketu edhe atje, se kush do luaj as vete ata se dine
    gjithe kombi i ka syte te ata dhe ata i japin kaq rendesi vetes sikur te jane shpetimi kombit
    dhe cudia eshte qe nuk ndjejne peshen qe kane mbi supe kur veshin ate fanelle por dhe kur humbasin ju duket sikur kane humbur nje ndeshje me shoket e lagjes ,biles me shoket e lagjes kane me shume inat dhe debat

  17. skender says:

    o hamdi po ku do shkosh ti mor qe je bere si gjyshi im 94 vjec, le nam ore se mire te njohim dhe ty, ik atje ne kine e mos u duke me ketej se vetem ti qe nuk mund te jesh futbollist , ben mire te punosh si guzhinier.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje