Andres Iniesta mendon se Lionel Mesi dhe blerja më e re e Barcelonës, Neimar, do të kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin. Sipas tij, lojtarët e mëdhenj kuptohen gjithmonë në fushën e lojës dhe e përmirësojnë njëri-tjetrin.
“Lojtarët e mëdhenj gjithmonë e kuptojnë njëri-tjetrin. Leo do ta bëjë Neimar një lojtar më të mirë dhe Neimar do ta bëjë Leon më të mirë. Futbolli është sport ekipi dhe mbledhja e të gjitha pjesëve është ajo që e bën ekipin të fitojë.
Neimar do t’i japë shumë ekipit. Ai është një talent i jashtëzakonshëm dhe ka aftësi spektakolare. Ai ende ka shumë hapësirë për përmirësim dhe i është bashkuar klubit të duhur”, ka thënë Iniesta.
Neimar ndërkohë ka mbërritur në Barcelonë, ku ka bërë vizitat mjekësore dhe ku pritet që të nënshkruajë kontratën për të luajtur me katalanasit./b.l
mos u nxito o xha Iniesta me deklaratat e tua se keshtu u prit dhe ibra ne barcelon bile me me buj por faktet dhe ato qe ti the para ardhjes se ibres u ben zero qe ne dy muajt e para.edhe Robinjo te reali u prit me buj te madhe dhe nje mut beri,po ashtu dhe Kaka eshte mire qe tja lem kohes dhe te presim se cdo ndodh.
Po sa i zgjuar qe je mor koqe!!!
E ke te lindur apo te fituar gjate jetes si Koqo i Bregut?
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/05/kujdes.html