Netzer: Guardiola nuk mund të zbatojë tiki-takan tek Bajerni

3 Qershor 2013, 12:15Sport TEMA

Legjenda gjermane e futbollit, Gunter Netzer, shprehet se Pep Guardiola nuk mund të ushtrojë stilin e njohur të Barcelonës “tiki-taka” tek Bajerni.

“Do të jetë interesante të shohim se si do të lidhet Pep Guardiola me aspektet gjermane të futbollit. Nuk mund të mendoj se ai do ta përdorë te Bajerni lojën e Barcelonës me pasime të shkurtra.

Do të shohim futboll të kulturuar, që do të përshtatet në mundësitë e Bajernit. Guardiola nuk do të bëjë gjithçka sipas kokës së tij te Bajerni. Ai do t’i japë klubit ide dhe përmirësime”, ka shkruar ish-futbollisti i Real Madridin në kolumnën e tij në Bild.

Guardiola vjen me një detyrë të vështirë tek Bajerni, duke qenë se ekipi bavarez këtë sezon arriti të fitonte gjithçka të mundshme./b.l

 

 

5 komente në “Netzer: Guardiola nuk mund të zbatojë tiki-takan tek Bajerni”

  1. suksesi i bajrnit kete vit ja beri dhe me te veshtire punen guardioles sepse tani bavarezet presin dicka me shume se sa moren kete sezon dhe kerkesa e llogaris eshte e lart.guardiola eshte trajner shume i mire por nuk e di se sa do abientohet me terenin gjerman dhe mentalitetin e tyre.

  2. Tironsi"ZZ" says:

    O koqe, Bayern ka vite qe garon ne krye te te gjitha kompeticioneve, si as1 ekip tjeter ne Europe. 4 vjet rresht 3 here finalist I Champions …

  3. enea says:

    Bayern dhe Guardiola sezonin tjeter do jene nje deshtim sidomos ne kompeticionin europian. Dhe keshtu Gardiola ne perfundim te sezonit do kthehet ne Spanje.

    Ja iku edhe kjo pune.

    1. neutral says:

      Enea, a do te kesh kurajon te me dalesh prape ne kete forum pas nje viti, per te komentuar suksesin, ose edhe deshtimin e kesaj profecise tende? une per vete te premtoj se do ta bej, madje me kete emer qe kam edhe sot, “neutral”.

      1. enea says:

        Ok, neurto, dakort. Do flasim. Deri atehere, shikim te mbare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje