Mario Gomez pranë transferimit tek Napoli

3 Qershor 2013, 12:14Sport TEMA

Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, Mario Gomez, me shumë gjasa do të transferohet në Itali tek Napoli. Këtë gjë e bën të ditur e përditshmja gjermane “Bild”.

Sipas kësaj të fundit, Gomez ka arritur një akord me Napolin për një kontratë tre vjeçare, nga e cila do të përfitojë katër milionë euro në vit. Mësohet se Gomez ua ka bërë të ditur këtë vendim shokëve të ekipit pas finales së Kupës së Gjermanisë.

Vendimi i Gomez vjen prej faktit se këtë sezon ai e humbi vendin e titullarit tek Bajerni dhe për të luajtur në Botëror, kërkon që të luajë në vazhdimësi, në mënyrë që të përfshihet në ekipin e Gjermanisë./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje