Legjenda gjermane, Ger Myler, ka deklaruar se do të ishte i lumtur nëse Miroslav Klose do të kalonte reokrdin e tij për golat e shënuar me kombëtaren e Gjermanisë. Myler ka shënuar 68 gola dhe Kloses i duhet vetëm një gol që ta barazojë atë. Këtë mundësi 34-vjeçari do ta ketë në ndeshjen miqësore kundër SHBA-së, kur ai jo vetëm mund ta barazojë rekordin e Myler, por edhe ta kalojë atë.
“Ishte vetëm çështje kohe që ai të afrohej dhe të tentonte të thyente rekordin tim. Por unë jam i lumtur për të.
Miro është një sulmues i madh dhe një njeri i shkëlqyer, të cilin e kam takuar disa herë kur luante për Bajern Mynih. Ai e meriton plotësisht këtë rekord”, deklaroi Myler./b.l
legjenda Myler si gjithmon i thjesht dhe fjalpak,te njejtin urim i beri dhe messit per rekordin e golave qe i theu.respekte Myler.
Mos harroni Myleri ka shenuar 68 gola ne 62 ndeshje me Kombetaren. Klose ka 140 ndeshje
Klose eshte lojtar model ,bravo ,kurse MULLER eshte LEGJENDE DHE I PAARRITSHEM NGA ASNJE QOFTE DHE YLLI im MESSI per perqindjen ed golave per ndeshje . RESPEKT !