Trajneri Xhiani De Biasi ka plotësuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e 7 qershorit kundër Norvegjisë. Pavarësisht rëndësisë së ndeshjes, tekniku Italian ka thirrur plot 6 lojtarë të rinj, të cilët nuk kanë luajtur ndonjëherë për kombëtaren.
Kështu, debutuesve Gjasula e Llullaku i janë bashkuar edhe mbrojtësi Ilir Berisha, mesfushorët Amir Abrashi, Ergys Kaçe dhe Vullnet Basha, duke e çuar në 6 numrin e futbollistëve që mund të luajnë për herë të parë me kombëtaren ndaj Norvegjisë.
Në listë janë përfshirë edhe mbrojtësi i Empolit, Hysaj, Emiliano Vila dhe Hamdi Salihi.
Lista përfundimtare e kombëtare shqiptare të futbollit:
Portierë: Samir Ujkani (Kievo), Etrit Berisha (Kallmar), Orges Shehi (Skënderbeu).
Mbrojtës: Admir Teli (Karabak), Debatik Curri (Gençlebirligi), Mërgim Mavraj (Grojter Fyrth), Renato Arapi (Skënderbeu), Tefik Osmani (Teuta), Armend Dallku (Vorskla Poltava), Ilir Berisha (Orebro), Elseid Hysaj (Empoli)
Mesfushorë: Jurgen Gjasula (Duisburg), Migjen Basha (Torino), Ansi Agolli (Karabak), Armando Vajushi (Liteks Loveç), Ervin Bulku (Sepahan), Sabien Lilaj (Skënderbeu), Valdet Rama (Real Vajadolid), Vullnet Basha (Sion), Amir Abrashi (Grasshopers), Emiliano Vila (Pas Janina), Ergys Kaçe (PAOK),
Sulmues: Azdren Llullaku (Gaz Metan), Erjon Bogdani (Siena), Edgar Çani (Katania), Hamdi Salihi (Jiangsu Sainti)./b.l
me keme te mbare loitaret e rinje uroi me fitore ne 7 qershor