Barcelona duket se do të kthehet në makthin e Realit jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në merkaton. Pasi arriti që të mposhte konkurrencën e rivalëve të betuar të Madridit për brazilianin Neimar, Barcelona duket se do të rivalizojë me madrilenët edhe për uellsianin Garet Bejl.
Sipas mediave britanike, Barcelona ka shprehur interes të fortë për mesfushorin 23-vjeçar, duke hyrë kështu në garën e ekipeve të interesuara për të, ku përveç Realit, bëjnë pjesë edhe dy Mançesterët dhe PSG.
Megjithatë, uellsiani për momentin duket se preferencë të parë ka transferimin pikërisht tek Reali./b.l