Premier League lajmëron para kohe për Murinjon te Çelsi

2 Qershor 2013, 14:07Sport TEMA

Fakti që Zhoze Murinjo do të marrë drejtimin e Çelsit që nga ky muaj, është ndoshta një nga sekretet e ruajtura më keq në historinë e futbollit botëror, me konfirmime të vazhdueshme që kanë ardhur në të gjithë muajt e fundit. Kjo ka shtyrë edhe Premier League në Angli të bëjë një gafë që në fakt nuk është e zakonshme për organizata të këtyre niveleve, pasi ka lajmëruar para kohe transferimin e portugezit në radhët e skuadrës londineze.

Në fakt, dukej qartë se ajo ishte prova e lajmërimit të mirëfilltë që pritet të vijë të hënën, pasi mbante datën 3 qershor dhe në kohëzgjatjen e kontratës së trajnerit londinez ishte vendosur shenja x.

“Murinjo kthehet si trajner i Çelsit”, ishte artikulli që u shfaq në faqen zyrtare të internetit të kampionatit anglez, i hequre pas disa orësh nga rrjeti, me zëdhënesit për shtyp që u përpoqën ta pikturonin gjithçka si një gabim publikimi.

“Ne nuk kemi asnjë dijeni rreth një marrëveshje mes Çelsit dhe Murinjos”, ishte komenti zyrtar i Premier League, e cila është detyruar të pranojë këtë gafë, pasi në fakt, Murinjo figuron ende si trajner i Real Madrid për sa kohë që nuk ka zgjidhur zyrtarisht kontratën me spanjollët dhe firmosur një marrëveshje me Çelsin.

5 komente në “Premier League lajmëron para kohe për Murinjon te Çelsi”

  1. Doni ALBO says:

    WELCOME BACK JOSE MOURINHO AT CHELSEA………..KTBBFH <3

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    I madhi Jose.

  3. england says:

    Mourinjo ka filluar te beje per vete dhe kundershtaret e tij te kahershem!!!megjithese e kam nje fije dyshimi se komentuesi i mesiperm nuk eshte ai qe paraqitet(ne fakt them se 100% nuk eshte ai)por meqe jemi ne nje peridhe pushimi,dhe relaksi,thjesht po mundohem te kombinoj ironine me humorin,per te thene se pas nje beteje,ka dhe paqe.

  4. realisti says:

    A i shihni gazetaret medioker; ne vend qe te merren me probleme gazetarie ,merkato….merren vetem me te ”vecantin” dhe jo me rekordet pozitive dhe negative te tij,por…ku fle,me ke fle si e ben urinimin…ne kemb apo si grate…etj

  5. Arsenal says:

    sikur te kishte dhe dy ne qarkullim si ky,gazetat do ishin sa nje liber…:D..per mendimin tim ka te mirat dhe te keqiat e veta sic do njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje