Hoze Murinjo, që pritet të firmosë me Çelsin ditën e sotme, ka thumbuar lojtarët e Realit, duke nënkuptuar se ata nuk kanë qenë një grup i bashkuar.
“Besoj se arritjet varen nga objektivat e një grupi, por është e vështirë që futbollistët të funksionojnë si një grup i bashkuar. Kanë humbur vlerat, edukimi dhe formimi i personalitetit është gjithnjë e më i keq. Po humbasin edhe principet morale”, ka thënë Murinjo.
Sipas tij, është e vështirë që të luftosh kundër hipokrizisë.
“Të kesh si princip të jetës luftën kundër hipokrizisë ia vlen, sepse në fund të fundit të bën të ndihesh mirë me veten. Por të luftosh kundër hipokrizisë duke menduar se do të fitosh, nuk ia vlen”.
Ndërkohë, ai ka pranuar më në fund, se edhe dështimi është pjesë e jetës.
“20 tituj të fituar në vende të ndryshme janë shumë, por unë kam kërkuar gjithmonë të fitoj më shumë. Te Reali kam kuptuar që edhe dështimi është pjesë e jetës sime profesionale. Humbja nuk mund të jetë një dramë, por një pikënisje për të kërkuar gjithnjë e më shumë”./b.l
je qendra e gravitetit dhe gjithcka rotullohet reth tje.fakti qe lajmin tende e kane ne faqe te pare cdo gazet ne bote e verteton kete,suksese .
VETEM KY GOMARI JON NUK E THOT KETE GJE SE I VJEN TURP. SI THOTE POPULLI PLAKUT LLAFET MOS JA DEGJO POR PORDHAT DEGJOJ KESHTU ESHTE ME SALEN
je qendra e gravitetit dhe gjithcka rotullohet reth tje.fakti qe lajmin tende e kane ne faqe te pare cdo gazet ne bote e verteton kete,suksese special one.
ke te drejte shoku ,se malli i lire do me shume ‘publicitet’.
po mendohesha kur eshte aq mall i lire pse shitet aq shtrrenjte…
MOU eshte nje legjend e gjalle e futbollit vetem ne INTER ka patur respektin ne maksimum te lojtareve dhe arriti ne majat me te larta te futbollit.
O madrileni shkodran; me lejo te bej nje kompliment shum te sinqert panvarsisht se ti nga shkodra e un nga tepelena !Je shum i sakte dhe inteligjent gjithmon ne komentet e tua,dhe c’ka eshte me kryesorja e ruan shum etiken njerezore…respekte dhe vetem respekte nga realisti !
Dukesh qe e njef futbollin dhe je tifoz realist..kjo na bashkon ne tifozave te realit ..jemi shum realist !