Zv/trajneri norvegjez: Jemi në vështirësi, në Tiranë na pret një atmosferë e zjarrtë

3 Qershor 2013, 18:38Sport TEMA

Në prag të ndeshjes eliminatore të Tiranës, ku Norvegjia do të shkelë në barin e stadiumit “Qemal Stafa”, zv/trajneri i skuadrës nordike, Ola By Rise, shprehet optimist në një shkrim të publikuar në faqen zyrtare të internetit të federatës norvegjeze të futbollit, me titull “Misioni në Shqipëri”.

Sipas tij, disa lojtarë do ta kenë shumë të vështirë të përshtaten me ndeshjen e Tiranës, pasi disa prej tyre sapo kanë përfunduar kampionatet respektive, ndërsa të tjerët janë në mes të kampionatit vendas. Ai shton gjithashtu se kjo ndeshje nuk vjen në momentin e duhur, pasi gjatë kësaj periudhe edhe kombëtarja U-21 është angazhuar në ndeshjet e Europianit që do të zhvillohet nga datat 5 deri në 18 qershor në Izrael.

Ndihmësi 53-vjeçar i Olsen shton se 4 elementë të skuadrës shpresa janë bashkuar tashmë me kombëtaren që do të udhëtojë drejt Shqipërisë dhe në këndvështrimin e tij, ekipi që do të përballet me kuqezinjtë, do të jetë një miks mes lojtarëve me eksperiencë dhe prurjeve të reja, raporton “Super Sport”.

Nga ana tjetër, ai konfirmon largimin përfundimtar të John Arne Riise, dëmtimet e mbrojtësit Jonathan Parr dhe sulmuesit më të rrezikshëm të skuadrës norvegjeze, Mostafa Abdellaue, por nuk konfirmon nëse ky i fundit do të mungojë. Sipas asistentit norvegjez, mungesë me peshë do të jetë edhe ajo e mesfushorit me origjinë ganeze, Alex Tettey.

“Gjithsesi ne kemi në përbërje një grup të rinjsh që mund të na hyjnë në punë në Tiranë, ku stadiumi do të jetë i tejmbushur, pasi Shqipëria papritur po luan shanset e saj për një vend në Kupën e Botës. Gjithsesi, pavarësisht atmosferës së nxehtë që do të gjejmë në Tiranë, ne do të luftojmë për të arritur një fitore”, shprehet ai.

Ola By Rise hedh poshtë të gjithë emrat e publikuar ditët e fundit në mediat vendase për pasardhësin e mundshëm të Riise-s, duke theksuar se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar. Në fund ai shprehet se skuadra duhet të zbresë e motivuar në fushën e lojës për t’i bërë ballë presionit të stadiumit “Qemal Stafa”./b.l

7 komente në “Zv/trajneri norvegjez: Jemi në vështirësi, në Tiranë na pret një atmosferë e zjarrtë”

  1. Dean says:

    Hic mos e rruni nga lojtaret e kombetares se Shqiperise se ata jane thjesht karagjoza.
    dhe s’e kan per turp me humb apo me i shit ndeshjet.
    Por vetem nga Tifozat do keni presion,pa lojtaret te rrujn lesht.

  2. Dean,kush kujt ra rrujti leshte ne Oslo, keshtu qe beji hasapet mire se kush kujt do ja rruaj leshte serish ne Tirane.

  3. xhaferri says:

    Kjo esht me ja fut vrapit i pari komentus ne kte shkrim ka qellu norvegjez me bab SHQIPTAR.

    1. gallata says:

      Ky dean-i eshte thjesht kundrapedal,kete pune ben te te gjitha komentet,si duket kenaqet keshtu,kundershton thjesht per qejf.

      1. Dean says:

        Jo,mo shoku,nuk e bej per qejf,por thjesht me ka humb besimi ke lojtaret e Kombtares.Luajn 2 ndeshje mire dhe te treten e dhjesin fare muhabetin.Megjithate me mire le te jem une i gabuar ne gjykimin tim dhe Kombtarja te fitoj 3 pikshin,pasi keshtu ”demtohet” vetem egoizmi im,por te pakten fiton Shqiperia.
        Une thjesht nuk kam besim ke serioziteti i lojtareve,po do Zoti dhe te jem gabim.Une prap i fituar do jem nese fiton Shqiperia.

        1. TheAtheist says:

          Po pse qenkan karagjoza lojtaret e kombetares??? apo ke mesin ne krah te majte dhe ronaldon ne te djathtin, ne mesfushe i furnizojne me topa xavi dhe iniesta dhe me radhe ne mbrojtje dhe disa yje te tjere!!! Lojtaret e kombetares sone luajne me shpirt se kaq e kemi jorganin!! eshte nder dhe kenaqesi ti shikojne edhe nqs humbin! forca Djemte kuqezi se na keni bere te ndjehemi krenar.
          Ps: mos te la gje skedina ty ne norvegji vlla qe flet keshtu?

          1. Dean says:

            Ehhh,lesh,lesh,lesh…….lesh.
            C’a them une e c’a thua ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje