Krujf: Murinjo nuk ka më të ardhme

3 Qershor 2013, 18:19Sport TEMA

Legjenda holandeze Johan Krujf, ka vijuar kritikat e tij në drejtim të portugezit Hoze Murinjo. Sipas tij, e ardhmja e Murinjos është e dyshimtë dhe vështirë se ai do të arrijë suksese, për shkak të sjelljeve të tij.

“Murinjo filloi të tregojë me gisht nga çdokush rreth tij kur gjërat shkuan keq dhe ai madje i bëri njerëzit të përplasen njëri me tjetrin brenda klubit.

Ai nxorri hakmarrjet personale në dëm të ikonave të klubit. Gjërat nuk funksionojnë kështu në futboll, pasi kjo e shkatërron moralin e ekipit.

Kjo është një prej arsyeve kryesore se pse periudha e tij te Madrid ishte e pasuksesshme dhe nuk mendoj se Murinjo do të arrijë diçka as në të ardhmen”, ka thënë Krujf, një prej kritikëve të tij të hershëm./b.l

13 komente në “Krujf: Murinjo nuk ka më të ardhme”

  1. england says:

    Respekte per gjithcka qe i solle futbollit,me kembet e tua,dhe per spektaklin qe ke dhene brenda fushave te gjelberta,se sa per mendjen ma paske fycke,qe kur deshtove te Barca dhe te perzune me ceremoni je bere si ato plakat llafazane,Krujfi akoma nuk e ka kuptuar se si fillon dicka e bukur,ashtu dhe duhet te perfundoje,dhe jo te behet xheloz per dike tjeter qe ndoshta nuk ka pasur famen e tij ne fushen e blerte me topin,por qe me pune dhe kembengulje arriti te behet shume i famshem se ty,jashte fushave duke drejtuar ekipe me emer ne bote.

  2. vlora 01 says:

    RESPEKTE ENGLAND KOMENT I SHKELQYER,

  3. Skenderbeu says:

    Ore a ka ndonje te me thote a ka marre ndonje kupe bote ky krujfi i madh, me qe quhet edhe nje nga lojtaret me te medhenj. Krujfi do te ngelej i madh ne qofte se do ta vleresonte Mourinjon dhe jo ta percmonte ate sepse Mourinjo ka ardhur si trainer jo duke qene futbollist, por nga pasioni qe ai ka per futbollin. AI ka arritur ne 10 vite aq sa Krujf nuk i ka arritur ne te gjithe karrieren e tij si futbollist dhe si trajner se bashku, prandaj ben me mire te heshte, se ashtu i ben me mire vehtes se tij. Sir Alex Ferguson pati nje karrier te gjate si trainer, por si futbollist nuk ka qene i shquar kur luante me Aberdinin.Po ashtu Maradona ka qene nje lojtar i madh por si trainer ishte nje hic. Pra kjo tregon se Mourinjo do te nje Ferguson i dyte doni apo sdoni ju qe e urreni ate. Te fala dhe atij Krujfit tuaj dhe te kete pension te mbare se Mourinjo do 20 vjet qe te dale ne pension.CIO.

    1. Genti says:

      Shto dhe Arrigo Sacchi-n i cili nuk ka qene asnjehere futbollist profesionist por me pas u be nje trajner i madh

    2. neutral says:

      Qe te mos jesh dakord me ato qe thote Krujfi analist, kjo eshte krejt normale. Por qe te thuash se nuk eshte i madh si futbollist, kjo eshte paradoksale dhe shperdorim ekstrem i te drejtes per te shkruar ne nje forum te hapur si ky. Personalisht jam tifoz i gjermaneve dhe u bera me te ne kohen e xhelozise se madhe Gjermani-Hollande, por asnjehere nuk do t’i lejoja vetes “luksin” qe te tregohem me gisht si – me falni per vulgaritetin, qe nuk eshte ne natyren time – “nje trap” qe nuk di se ç’flet. Krujf ka qene dhe mbetet nje nga lojtaret me t emedhenj te futbollit boteror. Edhe pse nuk ka koleksionuar asnje kupe bote, apo Europe. Ne fund te fundit, sa per kulturen e atyre qe nuk e dine: Ka fituar tri here Champions League me Ajax-in e madh dhe tri here gjithashtu Topin e Arte. Pa llogaritur qe eshte edhe nje here nenkampion bote. Por edhe pa keto, ai do te ishte perseri Johan Krujfi i madh, ose siç e kane quajtur gjithmone “Holandezi fluturues”.

    3. gallata says:

      MURRInjo as me shume as me pak eshte si ata katundaro-maloket e frustruar tere jeten(si futbollist i deshtuar)qe me mish e me shpirt ,me thonj e me dhembe ,me shkelma e grushta perpiqet te hipe ne maje e pastaj te shkele me kembe te gjithe ata qe dikur ja kane bere shurren nga lart poshte.Tamam si keta katundaret ne Shqiperi qe i jane qepur pushtetit e se leshojne sa me shkelma e sa me grushta e kane degjeneruar ne çdo drejtim.POR thote nje fjale e urte ne Itali :-Signori si nasce, Zoteri lindesh ,nuk behesh me zor.E ky spurdhjaku zoteri NUK BEHET sepse MUTI LAKROR NUK BEHET thone andej nga Korça.E mos na çani trapin per sukseset e ketij,sepse te fitosh ne Itali kur mungon nje Juventus(praktikisht u varros me zor ne serie b),duke u akuzuar se fitoi me lojtare si IBRA qe me pas vete keta zorraxhinj e moren (pasi e degjeneruan juven)dhe po me keta lojtare fituan PA KUNDERSHTARE(Milanit ju zbriten 14 a 17 pike e megjithate ate vit nga varri u ngrit e fitoi CHL)dhe pra ky MORRInjua fitoi me nje skuader te ndertuar nga MANCINI.Po keshtu edhe me Chelsea ne Angli.Crojff ,Pele, Maradona kur ti permendim duhet ta lajme mire gojen sepse ATA JANE FUTBOLLI .

  4. Best says:

    Qe krujf e ekzagjeron pak kjo kuptohet edhe perse e ben….
    Krujf nuk ka pas simpati per Murinjon, por kjo s’do te thote se Krujf s’ka te drejte
    Krujf nuk ka simpati per Mou sepse ky i ra bukes me shkelm te Barcelona, u rrit aty dhe mesoi gjithcka dhe pastaj e mohoi ashtu sic e dini te gjithe
    Krujf edhe pse ka ik apo eshte heq nga Barca dikur, mbeti i saj dhe po aty, me zemer dhe shpirt
    Murinjo nuk e beri kete
    Cdo lojtar dhe trajner i barces qe ka ik ushqen simpati si ralle ndonjehere per kete ekip sepse ka vleresime maksimale perlojtare dhe staf

    Kurse si mendim qe jep krujf besoj se ka nje fare te drejte per Murinjon
    Futbolli po evolon shume dhe Murinjo pas 10 vitesh po i ikin skemat duarsh, i duhet te shpike dicka te re qe se ben dot
    Murinjo eshte mesuar me kundrasulmin e shpejte, te cilit po i gjendet ana mene fund dhe e provoi 3 vjet ne Spanje me deshtim pothuajse 75 per qind

    Kjo do te thote se ai shume shpejt do perendoje, nese nuk gjen teknika, taktika dhe modele te reja, te shpike dicka te re si Guardiola

    Kam pershtypjen qe kete sezon qe vjen Vilanova do shpike dicka te re qe e studioi gjate ketij viti dhe nese e arrin Barca do perserise nje tjeter cikel fantastik 5 vjecar. Por mbetetper tu pare historia Bejl…
    Ndaj dhe Krujf thote se epoka Murinjo ka mbaruar

    Nese Mou te Celsi nuk do triumfoje, do i rrokulliset karriera keq se do i bjere vlera ne burse….varet si do ecin edhe Barca, Mancester, Bajern

  5. nen toger dubi says:

    miqsisht englandit barca per here te par qe ka mar kupen e kampioneve do sdo ti ne stolin e barces ka qene pikerisht johan kroif me golin me faull te shenuar nga kuman kunder sampdories pershendetje

  6. dia says:

    Si puna jote.Shume e ke zene ne goje Murinjon,egoist cmirezi!

  7. Alby says:

    ka disa si puna e england-it qe krahasojne Krujfin trajner me Maradonen…..o zot!!! kam pershtypjen se shumica qe e shajne as qe e kane haberin e asaj qe ka bere ai te Barcelona si trajner e me tej.ja disa informacione per te : si trajner ishte i pari qe i solli kupen e kampioneve barcelones ne 1992 kunder sampdorias ( pra deri ne vitet ne 90 asnje tjeter nuk e beri),e coi ne finalen e kupes se kampioneve ne 1994 kur humbi me milanin.ne ate periudhe barcelona u quajt Dream Team i Krujfit.edhe pasi e la pankinen,ai vazhdoi te kishte influence te madhe ne vendimarrjet e klubit( qofte kjo per blerje trajneresh apo lojtaresh te tjere).filozofia e lojes se barcelones eshte dhe do te ngelet filozofia e imponuar nga Krujf ( pra jo thjesht fitore por fitore me loje te bukur)…..gjeja me e keqe e internetit eshte se cdo kush jep mendimin per gjithcka edhe pse s’ja ka haberin fare !!!

  8. Albert says:

    Murinjo eshte modeli i suksesit me PUNE!!!
    U be i njohur me suksesin e arritur me Porton,pasi mundi Mancesterin e madh!
    E vazhdoi suksesin tek Celesi,i cili nuk ka qene nder ekipet qe kane shkruar historine ne Angli,Europe dhe Bote.Kane qene Liverpuli,Man Utd,Arsenal,nderkohe qe Totenham dhe Aston Vila hera-heres kane bere surpriza.
    Shkelqeu me Interin,qe ishte stacioni i trete i madh.Dhe Inter eshte treguesi me domethenes i fuqise se tij si trajner,sepse me lojtare ne moshe dhe vetem me nje blerje,Shnajder qe erdhi si “teprice” e pavlere nga Reali,fitoi nje …thes me trofe!!!! Dhe sidomos ikja e tij e ben edhe me vezulluese vepren e tij,sepse me gjithe ato para te mbledhura por jo vetem,tifozeri e shtuar ne gjithe boten,fame entuziazem,prestigj Morati e katandisi ne….nje grope,germadhe!
    Te Reali,iu desh te mbyllte bulevardin qe kishte shtruar Barcelona dhe qe mendonte ta kishte bahce per nje kohe te gjate(kujtoni poshterimin 2-6 ne Bernabeu). Realin e dermoi sezoni i shkuar me 7 “Classico” ne nje vit edhe pse Murinjo kerkoi qe federata spanjolle te tregonte kujdes me kalendarin! Me gjithate e mbylli duke e mundur Barcen me …nje adoleshent(Varane) dhe ne dy sezonet e ch.liges u largua me denjesisht se Barca.E mundi Celesi i kalbur vjet dhe e…poshteroi Bajerni sivjet!!!!
    Nuk kemi permendur faktin se ne gjithe kete udhetim,Murinjos i eshte dashur te kete sukses duke NDERTUAR EKIPE,ndersa Barca ka ekip konviktoresh qe luajne bashke qe 10 vjec!!!!
    Keto fakte e tmerrojne Krujfin dhe kupolen drejtuese te Barces.Por faktet,sic e dime,jane kokeforte dhe cfare do kokefortesie prej mushke do shembet perballe tyre!!!! VIVA MURINJO!!!!!

  9. england says:

    O Alby o palle sa e ke numrin e syzeve?se nga mendja qenke shterpe.

    1. Alby says:

      po c’te presesh nga ty kur edhe krujfin e bere fycke nga mendja.lexoje tamam komentin o palle se flisja per disa si puna jote jo vetem per ty.nuk mundesh te kundershtosh pa share ??? apo e ke nga edukata shpellare qe mbart ndoshta??? e perseris interneti eshte i demshem per njerez si ty se thjesht ndyjne dhe nuk perpiqen te sjellin nje kontribut pozitiv….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje