Hoze Murinjo është zyrtarizuar gjatë ditës së sotme si trajner i Çelsit. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit londinez, ku më pas është publikuar dhe një përshëndetje e shkurtër e Murinjos. Ai premton suksese, ndërkohë që thotë se Çelsi dhe Interi janë dy dashuritë që ka pasur deri më tani, duke anashkaluar kështu Realin, ekip nga i cili u largua pas polemikave të shumta.
“Është thuajse i njëjti mesazh, por tani mund të them se jam një nga ju dhe kjo e bën paksa dallimin. Në karrierën time në futboll, kam pasur dy dashuri të mëdha: Interin dhe Çelsin. Ndërsa Çelsi ka rëndësi të madhe për mua”.
E kam pasur shumë të vështirë të luaja kundër Çelsit dhe më ka ndodhur vetëm dy herë, që nuk ishte aq keq. Prandaj po premtoj të njëjtat gjëra që jua premtova në vitin 2004 (dhe siç thashë) dallimi i vetëm është se unë jam njëri nga ju”, është shprehur portugezi për faqen zyrtare të klubit.
Murinjo ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me Çelsin, nga e cila pritet që të përfitojë rreth 14 milionë euro në sezon./b.l
Do ta sheh reali si fitohen trofet e jo yjet…..KTBFFH <3 #PRIDEOFLONDON.