Murinjo kërkon të marrë Shnajder tek Çelsi

4 Qershor 2013, 12:23Sport TEMA

Vetëm gjashtë muaj pas transferimit tek turqit e Gallatasaraj, Uesli Shnajder mund të largohet për tek Çelsi. Sipas mediave turke, Shnajder kërkohet me ngulm nga ana e Hoze Murinjos, që e ka pasur holandezin një prej lojtarëve më të rëndësishëm në kohën e Interit.

Shnajder u transferua për 7.5 milionë nga Interi, por nuk ka arritur të përshtatet plotësisht tek Gallatasaraji, duke qenë se trajneri Fatih Terim kërkon nga ai që të kryejë edhe detyra mbrojtëse. Në rast të në oferte të mirë, drejtuesit e klubit turk nuk do të thoshin jo.

Ndërkohë, dy objektivat e tjerë kryesorë që kërkohen nga ana e Murinjos janë mesfushori i Romës, Daniele De Rosi dhe sulmuesi i Napolit, Edinson Kavani./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje