Perez: Ronaldo do e mbyllë karrierën tek Reali

4 Qershor 2013, 12:23Sport TEMA

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, mendon se portugezi Kristiano Ronaldo do ta mbyllë karrierën në Madrid, duke hedhur kështu poshtë zërat për një largim të mundshëm të tij.

“Mendoj se Kristiano do të përfundojë karrierën e tij profesionale te Real Madridi. Dhe kjo nuk është e gjitha. Mund t’u tregoj të gjithë madrilenëve se ne së shpejti do ta fitojnë La Deciman me Kristianon.

Nuk e di nëse madrilenët janë shumë të shqetësuar me rinovimin e kontratës së Kristianos. Ai ende ka kontratë edhe për dy vite”, ka thënë Perez.

Ronaldo shprehu pakënaqësinë e vet pak muaj të parë tek Reali dhe për të kanë shfaqur interes PSG dhe Mançester Junaited. Por, Florentino Perez e ka bërë të qartë se nuk do ta shiste Ronaldon as për një milliard euro./b.l

1 komente në “Perez: Ronaldo do e mbyllë karrierën tek Reali”

  1. malua says:

    Po mire une nuk kuptoj nje gje ,pse ja ben vedit me SY ky LULE PEREZI .
    Ronaldua nuk besoj qe te qendroje tek reali sepse murinjo do ti leviz te gjithe guret qe ka ne dore qe ta bleje chelsea Ronaldon ,jo sepse Ronaldua do te shkelqente tek chelsea ,por qe Murinjo sipas tij t’a marr deri ne ekstrem haken sipas tij qe i eshte ngrene tek Reali.
    po bayernin ,chelsean ,barcelonen ,juventusin ,i ka pyetur ky karafili fiorentino apo flet si e jema e zeqos ne maje te thanes .
    apo e mbeshtet suksesin tek heynckesi,po ai nuk e di qe ajo pule qe e bente vezen me 2 te VERDHA ,ngordhi .
    kudo qe te veje heynckesi tani e mbrapa do te jete nje deshtak dhe asgje me shume sepse nuk ka me ato kushte qe kishte tek bajerni ,kudo qe te veje .
    A ai do te kishte sukses,heynckesi ense merrte kombetaren gjermane qe per mendimin tim joakim levi me duket karafil dhe karagjoz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje