Mister me biletat për Norvegjinë, tifozët akuzojnë se ato janë blerë nga partitë politike për fushatën

4 Qershor 2013, 18:09Sport TEMA
Mister me biletat për Norvegjinë, tifozët akuzojnë se ato

Tifozet duke pritur per te blere bileta

Mijëra tifozë shqiptarë kanë pritur me orë të tëra që nga mëngjesi i të martës për të siguruar një biletë për ndeshjen eliminatore për Botërorin 2014, Shqipëri – Norvegji dhe ekziston frika se ata mund të mbesin pa bileta.

Korrespondenti i Telegrafit nga Tirana raporton se që nga orët e hershme të mëngjesit, me mijëra tifozë shqiptarë kanë pritur te biletaria e Stadiumit “Qemal Stafa” për të siguruar një biletë për ndeshjen Shqipëri – Norvegji.

Shiu i madh ka shkaktuar një kaos të vërtetë para biletarisë në Tiranë, duke shkaktuar edhe shtyrje të mëdha, ndërsa po të njëjtët tifozë kanë mbetur pa bileta.

Sipas FSHF-së në shitje janë vetëm 18000 bileta (stadiumi ka kapacitet prej 16800 vendesh), përkundër kërkesës së më shumë se 60 mijë njerëzve për të qenë të pranishëm në stadium të premtën.

Telegrafi mëson se janë shitur vetëm 150 bileta dhe nuk dihet se ku janë edhe 16650 bileta.

Sipas grupeve të tifozëve, biletat e mbetura janë blerë nga partitë politike që janë në fushatë zgjedhore, për t’ua dhënë simpatizantëve të tyre, teksa janë parë edhe zyrtarë të lartë duke hyrë në biletarinë e stadiumit “Qemal Stafa” gjatë ditës.

Nga ora 15:30 kishte shpresa se mund të shiteshin bileta, por zyrtarë të FSHF-së kanë refuzuar të përgjigjen, duke thënë se në ditët e ardhshme do të shiten biletat e tjera, por vetëm prapa portave, duke lënë të mos dihet se nëse janë shitur apo jo biletat e tribunave të tjera.

Për të shikuar këtë ndeshje në Tiranë ka shumë shqiptarë që kanë udhëtuar nga diaspora dhe ata për korrespondentin e Telegraf u shprehën të shqetësuar se do të mbesin pa bileta, përkundër faktit se kanë bërë rrugë të gjatë disa ditë para ndeshjes.

Paqartësitë vazhdojnë, por besohet se Tifozët Kuq e Zi nuk do të reagojnë dhe do të jenë në stadium të premten për të përkrahur ekipin në këtë ndeshje vendimtare./b.l

 

2 komente në “Mister me biletat për Norvegjinë, tifozët akuzojnë se ato janë blerë nga partitë politike për fushatën”

  1. Treviso says:

    Zotimi i kryeministrit ishte qe te bente nje stadjum te ri me te bukrin ne Europe. Akoma se ka perfunduar kete stadjum????????
    Domethene se paska mbajtur premtimin e dhene. Une e di qe malsoret e mbajne premtimin e dhene. Jam i sigurte se ai nuk eshte malsor shqiptar se nuk ka asnje shenje tradite nga malsoret e Tropojes.

  2. laraska says:

    Normaleeeee a do shkojne politikanet? Gjithe biletat do u shperndahen militanteve…nuk jau u mban te jene ne qiell te hapur mes popullit…..kane friken e grupimeve, sidomos Sala!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje