Bajern, Roben për Luis Suarez

5 Qershor 2013, 12:17Sport TEMA

Pavarësisht se ishte heroi i finales së Ligës së Kampioneve, prej kohësh është bërë e ditur që Arjen Roben nuk bën pjesë në planet e trajnerit të ardhshëm të Bajernit, Pep Guardiola. Aq më tepër që tashmë bavarezët kanë blerë edhe Mario Gëtze, që do ta linte në stol Roben.

Për këtë arsye, Bajerni kërkon që të hyjë në garë për të marrë sulmuesin e Liverpulit, Luis Suarez, duke ofruar një shkëmbim pikërisht me roben dhe duke dhënë edhe ndonjë shumë parash.

Guardiola e ka kërkuar me kohë Suarez dhe kjo lëvizje mund të bëhet e mundshme duke qenë se menaxher i sulmuesit të Liverpulit është pikërisht vëllai i Guardiolës.

Për Suarez ka shfaqur një interes të fortë edhe Real Madrid, që shihet si preference e parë e tij, duke qenë se këtë gjë e bëri të qartë pak ditë më parë./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje