Alvesh: Neimar do të konkurrojë me Mesin për “Topin e Artë”

5 Qershor 2013, 12:16Sport TEMA

Mbrojtësi brazilian i Barcelonës, Dani Alvesh, shprehet se Neimar do të konkurrojë shumë shpejt me Mesin për “Topin e Artë”.

“Që të bëhesh më i miri, fillimisht duhet të jesh i përulur dhe unë e di që Neimar e ka këtë cilësi. Jam i sigurt se në të ardhmen do të jetë shumë e vështirë të zgjedh mes Neimar dhe Mesi në garën për “Topin e Artë”. Por ai e di mirë se sa shumë punë duhet para se të fitojë aq shumë trofe sa Leo”, tha Alvesh.

Neimar u prezantua ditën e hënë si blerja më e re për Barcelonën, për një shifër prej 57 milionë euro dhe tashmë pritshmëritë për të janë shumë të lartë, sidomos për faktin se si do të luajë në krah të Mesit./b.l

1 komente në “Alvesh: Neimar do të konkurrojë me Mesin për “Topin e Artë””

  1. koz dynjaja says:

    Problemi shtrihet keshtu : messi pervec talentit te tij te 100% ,ka dhe punen qe ben dhe kjo ne nivelin e 100%,qe e mban me kembe ne toke .
    Perpos kesaj messi eshte kerkues ndaj vehtevehtes dhe ka nje disipline shume te rrepte dhe nuk eshte arapci i nates dhe as klluon .
    Neymar ka talent aq sa messi do te thosha une ,por koha do t’a vertetoje ne se ai do te punoje po aq shume sa te kap messin ,ose qe nuk duhet qe te beje nje jete te shthurur sidomos ne kohen e tij te lire dhe q ete mos i dale mendja mbi floket e tij .
    Pastaj si eshte shume i ri 21 vjec dhe nuk mund t’i kerkosh nje lokomotive me pak kuaj fuqi si neymar qe te terheq 10 vagona te rende .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje