Ronaldo refuzon të rinovojë me Realin

5 Qershor 2013, 12:16Sport TEMA

Kristiano Ronaldo ka refuzuar që të rinovojë kontratën me Realin, e cila përfundon pas dy sezonesh. Të paktën kështu bëjnë me dije mediat angleze.

Sipas tyre, portugezi u ka thënë jo drejtuesve të Realit për kërkesën e rinovimit, duke nxitur kështu spekulimet për një largim të mundshëm.

Për të janë të interesuara PSG dhe Mançester Junaited dhe nëse Ronaldo nuk pranon të rinovojë, Reali duhet ta shesë që këtë verë, në mënyrë që marrë paratë që shpenzoi për blerjen e tij.

Ndryshe, sezonin e ardhshëm, duke qenë se ai do të kishte vetëm një vit kontrate, vlera e kartonit të tij do të përgjysmohej.

Shitja e Ronaldos do ishte një goditje e rëndë për Realin, ndërkohë që vetëm një ditë më parë presidenti Florentino Perez deklaronte se ai do ta mbyllte karrierën në Madrid./b.l

5 komente në “Ronaldo refuzon të rinovojë me Realin”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Perez foli para kohe, tani Reali e hongri, do ta paguaje Ronaldon sa te thote, se Ronaldo ne fakt mire e ka, se e pa qe keta paguajne per te, pse mos te perfitoje!.

  2. juliano says:

    KY VETE NGA FRYN ERA OSE NGA VETE BABA I TIJ JOZE MOURINJO,E NDJEN FRIKEN NE PALCE NGA DYSHJA NEYMAR-MESSI SJA MBAN ME TE RRIJE ATY E TU DAL KUNDRA

  3. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    “HORRI”.plasa ,nuk e mbajta dot fjalen qe thashe ne daten 29,5 ,se nuk do te komentoj deri ne daten 7.6.2013 .
    Por e kishja paralajmeruar se :Murinjo e keq menaxhoi RONALDON ne nje gare te kote dhe se MURINJO i mori RONALDOS ENERGJI nga e ARDHMJA .
    Por nga ana tjeter ,une e kishja theksuar se RONALDUA nuk do te rrinte me tek REALI se perpos asaj se cfare thuhet ,RONALDUA ,eshte lojtar famoz ,dhe se karakteristikat e tij fizike si ka patut asnje deri me sot ne bote .perpos nje ish-gjermano lindori SHPARVASER ,apo nje ishSUEDEZI EKSTROM.
    Pastaj ashtu si erdhi puna pse te mos kerkoj RONALDO me shume euro ,te cilat ABRAMOVICI do t’i derdhte lume per te plotesuar deshirat e MURINJOS ,icili me nje gure do qe te vrase 3 ZOGJ:
    1-Te shmang konkurencen ne premier league ,duke marre RONALDON .
    2-Te dobesoje deri ne rraskapitje REALIN ,duke lene mbrapa tij token e djegur dhe duke ja hequr TERRA PROMESEN.
    3-Te sherbeje vete si katalizator qe t’a dobesoje LA-LIGEN dhe konkurencen e saj ,sepse perkunder cfare une shkruaj ,la -liga me ikjen e RONALDOS ,humbet shume dhe bje konkurenca si dhe qofte MESSI apo NEYMAR nuk mund te perfeksionohen shume .
    HORRI ,m.q.s.JE NE TIRANE dhe do te shijosh ndeshjwn nw shkallet e stadiumit te uroj qe te mos zhgenjehesh dhe nje FITORE ME NORVEGJINE ne do te na conte ne QIELLIN E shtate ,sido qe jam i frikesuar me shume ,jo se nuk do te fitojme se nuk kemi mundesi ,por me tremb me shume KUOTIMI i ndeshjes nga kompanite e BASTEVE .
    URIME EKIPIT TONE TE ZEMRES !

    1. Horri i Bulevardit says:

      Neser nisem.

  4. england says:

    Futbolli nuk eshte nje profesion qe te nxjerr ne pension 60-65 vjec!por deri sa te mbajne kembet,dhe si i tille nese luan ne nivele te tilla si Ronaldo i jep mundesi vetes te besh zgjedhjet qe ti deshiron,patjeter duke e ngrit steken e pageses,fundja parate duhen ne kete jete,pasi ku i dihet nje demtim i rende dhe i jep lamtumiren pergjitmone te luajturit futboll,por dhe parave njekohesisht.Prandaj doja ti thoja dikujt qe shprehet me lart se:Ronaldo shkon nga fryn era,apo babai i tij Mourinjo,po ti shtoje fjalise tende se Ronaldo shkon nga fryn era e parase,do bija dakort me teorine tende,por me kete qe ke thene ja ke rras kot plako,ndersa per pjesen tjeter te komentit nuk kam c’te them,thjesht je nje tifoz i semure.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje