Shtohen dilemat për formacionin anti-Norvegji pas dëmtimit të Debatik Curri. Mbrojtësi 29-vjecar ishte i pafat në seancën e pasdites të së martës, ku u dëmtua në gju pas një dylyftimi arjor, e për rrjedhojë nuk mund të jetë në dispozicion të De Biazit për supërsfidën e të premtes. Shqetësues mbetet edhe gjendja fizike e Hamdi Salihit, i cili është stërvitur në kohë të reduktuar për shkak të lodhjes fizike. Sulmuesi i Jiangsu Sainti në kampionatin kinez, autori i golit të fitores në transfertën e Oslos, gjithsesi pritet të jetë në fushë ndaj nordikëve.
Trajneri Xhani De Biazi kërkon t’i befasojë sërish norvegjezët, duke mos lejuar rrjedhjen e informacionit në seancat stërvitore. Kamerat dhe gazetarët janë mbajtur rrepëtësisht larg fushës nga rojet e sigurisë, ndërsa nuk ka asgjë qëndrim zyrtar të federatës për shkallën e dëmtimit të Debatik Currit, raporton “Super Sport”.
Tekniku italian i ka kushtuar vëmendja maksimale fazës mbrojtëse, aty ku mungon kapiteni Lorik Cana. Alternativat në qendër të prapavijës përkrah Mërgim Mavrajt, janë Admir Teli, Tefik Osmani, si dhe Ilir Berisha.
Enigmat më të mëdha i përkasin mesfushës. Emrat më të favorizuar janë Bulku-Basha në qendër të mesfushës, ndërsa Jurgen Gjasula dhe Valdet Rama nga krahët. Gjithsesi, një konkurrent shumë i fortë për një fanellë titullari është edhe Ergys Kaçe, mesfushori 19-vjecar i Paokut.
Sa i përket sulmit, nuk pritet ndonjë ndryshim nga sfida e Oslos. Edgar Çani dhe Hamdi Salihi mbeten për momentin zgjedhje të para për Xhani De Biazin, i cili ka treguar se di të surprizojë në momentet më të rëndësishme./b.l
E po sa pa shanc qe jemi mor vella ! Ai Curri eshte i shkelqyer ne mbrojtje se eshte edhe shume i gjate 1,93 m, dhe ja u demtua
Ne gjithmone problem kemi pasur mbrojtjen –Ajo na ka bere gjemen — Edhe ky trajner nuk di te beje mbrojtje dinamike …
Do Zoti fitojme se kemi ekip te shkelqyer …Por ne sulm do ishte mire te lozte Bogdani, se ka edhe eksperience
Krejt çka di të them, or djema,është një fjalë: NA GËZONI ME NJË F I T O R E
ja po u them un qe shqiperia fiton ,,dhe trainieri ka bere nje informacion suprize dhe do mbeteini te gjithe pa fjale,dhe sa per mbrojtejn eshte bere nje pune e shkelqyer,,dhe siPAS ASAJ QE UN DI SHQIPERIA DO BEJ NJE LOJE QE DHE NORVEGJEZET NUK E PRESIN.gjithesesi fitoria eshte e sigurt,kete le ta komentojm mas ndeshjes ,se do u them me shume se kaq.klm te gjithe.