Iniesta insiston: Epoka e Barcelonës nuk ka përfunduar

5 Qershor 2013, 18:28Sport TEMA

Mesfushori Andres Iniesta vazhdon që të mendojë se epoka e Barcelonës nuk ka përfunduar, pavarësisht poshtërimit që i bëri Bajerni në Ligën e Kampioneve. Sipas tij, Barça nuk ishte në situatën më të mirë të mundshme në përballjen me gjermanët.

“Mënyra se si u larguam nga Liga e Kampionëve ka qenë vërtetë e dhimbshme. Ne nuk ishim fare në nivel në ato çerekfinale, por në La Liga kemi qenë praktikisht të pakapshëm. E kemi lënë Real Madridin pa opsione.

Nuk ka qenë një vit i lehtë për ne. Jemi përballur me shumë gjëra negative, situata të vështira, të cilat ndoshta nuk duken vendimtare nga jashtë.

Por, që të thuhet se ka mbaruar epoka e Barcelonës, kjo është jashtë logjike. Më shumë është një diskutim, se sa një bindje.

E vërteta është se epoka jonë nuk ka mbaruar aspak. Askush nuk ka argumente për të thënë diçka të tillë. Barça duhet të vazhdojë të fitojë, është shprehur Iniesta./b.l

8 komente në “Iniesta insiston: Epoka e Barcelonës nuk ka përfunduar”

  1. Ben Chicago says:

    Vazhdo genjeni veten,keni 2 vjet.Epoka e Barces dhe e Spanjes ka mbaruar per kete brez,besoj se do duhen nja 50 vjet te tjera qe “minjte spanjoll” te dominojne futbollin.Kane shume ngjashmeri me minjte e PS!!!

    1. +10 says:

      @Qen Chicago….o dishwasher pa memorje, a nuk ishte Salibaba yt qe e krahasonte veten me Mesin????

  2. FENOMENI says:

    Ti shoku dukesh qe merr vesh nga futbolli qe nga etikimi qe i ben minje ose arinj futbolli luhet me kembe edhe tru prandaj me mire flit per politike se ndoshta ndonje gje ndoshta me te shtyme edhe e thua,pakten mos na jep mend per futboll.

  3. tifozi i vertete says:

    Po Injesta.Kete vit e keni lene shume larg Realin.I keni marre edhe superkupen,e keni eleminuar nga kupa dhe ne kampionat i keni marre ….1 pike ne Barcelona

    1. +10 says:

      @tifozi i vertete…A e ke kurajon te besh bilancin e viteve te fundit cfare ka marre Reali e cfare ka marre Barca….edhe te ndeshjeve direkte po deshe?

  4. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Po ,per te qene i sinqerte REALI ja mori doren BARCELONES se fundi .
    Po eshte e vertete se REALI fitoi disa beteja ,por LUFTEN E FITOI BARCELONA dhe bindshem .
    Ju lutem ju ANTI-TIFOZET e semure qe nuk jeni me REALIN TIFOZE ,POR JENI ME ekipe te tjera ,por e beni si kunderpeshe dhe nen HIPNOZEN tuaj HISTERIKE te DESHPERIMIT te thelle qe ju ka kapur .
    Por nuk eshte rivaliteti BARCA -REAL ne kete bote sepse ka probleme me te mprehta qe jane shtruar per zgjidhje ,but BY WAY,une kam nje pyetje.
    A eshte ndonjeri ne gjendje qe te me pergjigjet mua se ne cilin vit kur REALI ka marre X apo Y LA -LIGA e ka lene BARCEN -15 PIKE MBRAPA .
    Tjetra ,a mund te krahasohet ne fazen e dyte DAUNI ROURA me MURINJON persa i perket aftesive profesionale ,pavaresisht EGOS se CMENDUR te MURINJOS per te cilen dhe ai e pagoi cmimin dhe iku naten sic dhe une e kishja parashikuar para 7-8 muajve ,une do te thoshja ,JO ,KURRE.
    BARCA edhe per 4-5 vjet sa te jete MESSI do te jete tmerri i gjithe te pakten KLUBEVE ME TE MIRA te te gjthe BOTES dhe se ai ,MESSI ,per ate se cka paraqitur deri me sot dhe qe ka marre deri ne moshen 25 VJECARE 4 HERE “TOPIN e ARTE “,dhe se cdo edicion thyen rekorde marramendese qe asnjeri nuk do te guxonte ti zinte ne goje ,dhe se sivjet u lendua qe ne 2 prill dhe prape lozi 30 ndeshje ne LA-LIGA dhe shenoi 46 GOLA : shenoi pa nderprerje per 21 jave ,t’a harrojne KUNDERSHTARET se ai do te ndalet ndonjehere ,AI pra MESSI qe disave u eshte kthyer ne MAKTH ,ne TMERR pa fund .
    Ju dhe mund ta shani si tu vije nga menderja ti thoni nga goja ,por si ai si XAVI si INIESTA kane dhe shume e shume per te dhene akoma .
    Jo BARCA akoma nuk e ka mbyllur ciklin sepse ka dhe disa hasape per te lare .
    IMPORTANTE e FINIRE .

  5. pirro says:

    Barca eshte nje skuader shume mire, doli kampion por duke mos patur trainer. Kete duhet te vleresoni.
    Barca humbi me Bajernin se nuk kishte trainer te vertete. Me pak kujdes ajo mund edhe te fitonte.

    1. ja ky jam un says:

      pirro me llogjik idioti!!! thua: BARCA EKIP I MADH SE DOLI KAMPIN PA TRAJNER,,,,,,, DHE BARCA HUMBI NGA BAJERI SE NUK KISHTE TRAJNER????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje