Vështirësia për të marrë Karlo Ançelotin, i cili po pengohet nga ana e PSG për t’u larguar, por edhe refuzimi nga Jup Heinkes, ka bërë që Real Madrid të shohë opsione të tjera për trajnerin e ri. Presidenti Florentino Perez ka thënë se trajneri i ri mund të jetë Zinedin Zidane, pavarësisht se ky i fundit është folur se do të jetë drejtori sportiv i madrilenëve.
“Mund të jetë edhe Zidane trajneri i ri. Deri tani nuk e kishim menduar, por nuk është për t’u përjashtuar gjithçka. Ançeloti është trajner i një klubi mik që e respektojmë. Ne po mundohemi të gjejmë zgidhjet më të mira pa i shqetësuar të tjerët.
Zidan e ka marrë lejen për të drejtuar shtatë vite më parë, por nuk e ka përdorur asnjëherë”, ka thënë Perez./b.l
Le ta provoj.Nga trendafili nuk çelin lule,qe bejn kunguj.Zgjidhje bukur….
Si futbollist brilant si trajner kam shume deshire te kete sukses, se e kam patur si idhull.
Kam mendimin se BERBERI ZIDANE ,e ka hedhur pas incidentinme MATERACIN ,qe per hir te se vertetes i ka ulur shume -shume ,imazhin ,por nuk ke cti besh sepse ZIDANE eshte arab ,Algjerian ,dhe gjaku dhe kushtrimi i te pareve e therret .
Por dhe ai si lojtar ka qene per t’u mbajtur mend ,pse te mos provohet per here te pare sic dhe thote “ENGLANDI ” ,sepse per cdo njeri ka nje here te pare .
Kam mendimin qe do te jete pjekur dhe nuk do te jete KARKALEC PA KRAHE si MURINJO ,por problemi qendron ne ate se si do te arrije qe te menaxhoje lojtaret SENATORE SPANJOLE te REALIT qe per hir te se vertetes ,PEREZI nuk i ka me ne dore dhe ata duam apo nuk dua ne te bejne gjemen.
REALI duhet te filloje si dhe BARCA qe te pergatitet ne te ardhmen qe ta beje BUKEN e vet me miellin e saj dhe jo me MIELL HUA sepse ai ,mielli hua ne me te shumten e RASTEVE DEL ME KRUNDE .
Le ta provoje !