Trajneri i kombëtares italiane, Xhani De Biazi, ka kërkuar nga tifozët dhe lojtarët qetësi para ndeshjes me Norvegjinë. Duke folur në një konferencë shtypi para ndeshjes, ai ka thënë se me Norvegjinë nuk do të jetë një ndeshje deçizive, pasi janë për t’u luajtur edhe katër ndeshje të tjera.
“Ndeshja e nesërme nuk është një ndeshje deçizive, kjo është vetëm një prej katër ndeshjeve të ardhshme që kemi për të luajtur. Ne vijmë nga dy fitore me Norvegjinë dhe Slloveninë. Nesër do të përballemi me një ekip shumë të fortë teknikisht e fizikisht, do të përpiqemi që të japim maksimumin në fushë. Të gjithë së bashku duhet ti japim një dorë skuadrës dhe lojtarëve për të luajtur me inteligjencë e zgjuarsi. Kërkoj që të gjithë ta marrim me qetësi, publiku e të gjithë ne, presim maksimumin”, tha De Biazi.
Ai u shpreh se për të shkuar në Brazil, Shqipërisë i duhen minimumi dy fitore në ndeshjet e ardhshme.
“Na duhen dy fitore minimalisht për të shkuar drejt Brazilit. Shpresa është që nesër të gjithë të bëjmë një lojë të madhe të kujdesshme, të evitojmë gabimet të në të gjitha aspektet e lojës”, tha ai, ndërsa më pas analizon kundërshtarët.
“Norvegjia ka lojtarë me kualitet shumë të madh, pika e tyre e fortë është loja e bashkuar në grup që bëjnë. Angelan është i rëndësishëm për skuadrën e tyre por të gjithë lojtarët janë të përgatitur. Mendoj që ata janë përgatitur e kanë marrë masat e duhura për të luajtur kundër nesh”
“Jam i kënaqur që nesër nuk do të kenë mundësi të qajnë për skualifikim, sepse kemi ndeshje të tjera në radhë. Ne do të përpiqemi të fitojmë, për këtë futemi në fushë, por në lojë janë të gjitha rezultatet. E vërteta absolute është që nëse bëhemi me 12 pikë, janë edhe katër ndeshje të tjera. Për sot objektivi është të marrim nesër pikë, por janë edhe ndeshjet e tjera. Edhe në rastin që nuk fitojmë nesër, mund të fitojmë ndeshjet e tjera”, tha ai.
De Biazi ndërkohë nuk ka dashur që të bëjë panik për mungesat në formacion.
“Kam tre lojtarë në pankinë e kam zgjedhje për zëvendësim, të gjithë janë lojtarë shumë të mirë e shumë të gatshëm për të luajtur. Të gjithë janë këtu janë gati për të luajtur nga 90 minuta”, tha ai, por duke mos e zbuluar paraprakisht formacionin.
Tekniku italian komentoi edhe renditjen e Shqipërisë në FIFA, duke thënë se kjo është rjedhojë e punës së madhe të bërë gjatë këtyre muajve.
“Sot në renditjen e re të FIFA-s Shqipëria ka kaluar në vend të 38, është shumë e mrekullueshme dhe kjo arritje falë punës që të gjithë kemi bërë deri tani. Në Norvegji askush nga ne nuk e dinte që Shqipëria do të fitonte. Trajneri kërkoi qetësi dhe maturi nga publiku dhe lojtarët në prag të sfidës. Fryma e ekipit ka ndyshuar shumë gjithcka i atribuohet këtyre djemve, ne kemi bërë një revolucion dhe vijojmë që të marrim lojtarë të rinj, ajo që është e rëndësishme është që po ndërtojmë një ekip me lojtarë të rinj që kanë arritur edhe rezultate të mira, duke mos pësuar asnjë gol në dy ndeshjet e fundit”, u shpreh ai./b.l
Per mua DE BIAZI
Per cfare qetesie flet to,o BASTEXHI????
Neser EKIPI DHE TIFOZET DUHET TE JENE TAJFUN e jo QETESI,SIC THUA TI MBROCKULLA!!!
Me keto,qe thua une kuptoj se ti e ke SHITUR NDESHJEN PA FILLLUAR!!!
Deklarata te tilla nga nje trajner,qe fitorja e neserme NA CON NJE HAP LARG KUALIFIKIMIT HISTORIK,ESHTE AQ E CUDITESHME SA TE CON NE IDENE SE KY E KA BERE PAZARIN ME KOHE!!!!
Po nuk fituam neser,do fitojme PASNESER!!!
HAAAAAAAA!!!
KOKRRA E IDIOTIT!!!
Tamam si fjalimet e Sali Berishes!!!
NESER DUHET ZJARR,O FASHIST ITALIAN E JO QETESI!!!
NORVEGJEZET DUHET TE DRIDHEN NGA NE E JO NE NGA ATA!!!
Ata qenkan ekip i forte,por ne cfare jemi,qe i mundem ne Norvegji???
Me kete psikologji, disfatiste i fut ne fushe lojtaret ky bir i DUCES!!!
BRAVO DE BIAZI, KUSH E KA SHA TE KERKOJ FALJE PUBLIKE (ENE KTU NE FORUM LIFESTYL-TEMA)
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/pd.html
Per mua DE BIAZI ka folur me MENDJE te ftohte ,me ZEMER ZJARR dhe ….pa DORASHKA .
Ua ka hequr emocionet qofte lojtareve QOFTE TIFOZEVE ne shkallet e stadiumit .
Llogjikisht qe Norvegjia eshte me lart se ne dhe se ne perjashto FINLANDEN ne nje rast ne vitin e larget me duket 1973 QE E kemi MUNDUR 1-0 ME DUKET ME GOL TE SEFEDIN BRAHOS , NORDIKET na kane rrahur SI DHE GJITHE TE TJERET ne menyre PERMANENTE .
Norvegjia ,do te vije me synim per te shenuar te pakten 2 gola dhe se ata do te na bejne PRESING te forte ,te ftohte dhe SFILITES ,dhe se do na dominojne me krosime ,ku une pres qe ata te na lodhin ne ne pjesen e pare duke dhe na provokuar dhe duke na ndeshkuar me kartona te verdhe pse jo dhe te kuq ,dhe pastaj vallja hiqet sipas orkestrimit te TYRE.
Do te ishte cudi po te merrnim 3 piket qe per mua do te thoshte as me pak dhe as me shume por KUALIFIKIM sepse pas kesaj ndeshje ne do ti merrnim dhe 4 PIKE TE TJERA dhe do te shkonim 16 pike .
Mendoj se 3 piket me ZVICREN I KEMI NE XHEP se deri ne ndeshjen e PARAFUNDIT ZVICRA e ka zgjidhur KUALIFIKIMIN.
mir e ka italiani. e ka pa ne se albanot kemi marr hof kot. per te shkuar ne brazil ka vetem nje formule: loje teper e organizuar, dhe sulm pa pushim deri ne fitore. e vetmja rruge do thoshte edi rama! megjithate, perfshirja e saliut qe dihet qe smer ere nga futbolli hic, nuk esht shenje e mire.
Po pse tranieri kombtares italiane apo shqiptare eshte De Biazi?
Duhet të jemi të qetë dhe të zgjuar? ,pra thote qe mos bejme gabime alla Shqiptareshe e ka fjalen edhe per publikun.
A dini gje ku mund ta shohim ndeshjen ne internet????
Puna e vertet per De Biazin,neser do filloj !
Te gjithe deshirojne fitoren,kjo ne sensin kombetar.
Sekemat e perllogaritjeve,jane element te rendesishem per nje trajner,por jo gjithçka.
Pjesa me e rendesishme eshte,gjendja aktuale e ekipit,pergatitja e te gjithe komponenteve te lojes,duke ju pershtatur skemave te kundershtarit,sigurisht duke future dhe nje perqindje FATI,per te cilin luten lojtaret para se te filloj loja.
Si shqiptar i uroj fat,trajnerit dhe gjithe ekipit.
Po ,”ENDRI ” ,jane disa sajte por une po te jap ata me te njohurit .
1-atdhenet.tv
2-allsport-live.ru/eng
3-livefutboll.net
Ka dhe te tjera SAJTE ,JANE NJA 20-30 ,POR UNE ZAKONISHT KETU I SHIKOJ NDESHJET edhe pse kam PROGRAM satelitor sepse ne internet e ndaj ekranin ne 2-3 pjese ku shikoj 2-3 ndeshje live pernjeheresh .
Le t’i urojme shoku-shokut fitore neser !