Neimar: Mos më krahasoni me Ronaldinjon

6 Qershor 2013, 12:22Sport TEMA

Ylli Brazilian Neimar ka kërkuar nga mediat dhe tifozët që mos ta krahësojnë atë me Ronaldinjon pas transferimit tek Barcelona, duke qenë se është në hapat e para për të bërë historinë tek katalanasit.

“Askush nuk mund të krahasohet me Ronaldinjon. Më kujtohen ndeshjet e tij, driblimet e tij. Më kujtohet çdo titull që ka fituar në Kamp Nou.

Ai ka bërë histori te Barca, ka bërë histori me Brazilin dhe ende është duke bërë. Në rastin tim, unë po filloj të bëj histori dhe shpresoj që të lë gjurmët e mija te Barca”, është shprehur Neimar, i cili u transferua tek Barcelona për një shumë prej 57 milionë eurosh./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje