Mërgim Mavraj i bashkohet kolonisë shqiptare te Lacio?

7 Qershor 2013, 14:45Sport TEMA

Mergim Mavraj duket se i është bashkuar kolonisë së shqiptarëve të Lacios. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, drejtori sportiv i bardhekaltërve, Igli Tare, ndodhet në Tiranë, ku arriti të mbyllte marrëveshjen me lojtarin e kombëtares shqiptare, i cili do të rreshtohet përkrah kapitenit kuqezi, Lorik Cana në repartin e tërhequr të ekipit të drejtuar nga Vladimir Petkoviç.

Sipas burimeve të sigurta për gazetën italiane, Lacio do të paguajë 2.3 mln euro te Greuther Furth për kartonin e mbrojtësit që pritet të udhëtojë në Romë gjatë ditëve në vazhdim për të hedhur firmën në kontratë. Pas rikthimit të Greuther Furth në Bundesliga 2, disa skuadra gjermane, mes të cilave Stuttgart dhe Hofhenheim, u hodhën në sulm për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit, por duket se Lacio përfitoi nga miqësia e drejtorit sportiv me lojtarin shqiptar, për t’i lënë pas rivalët në garën për të arritur te Mavraj.

1 komente në “Mërgim Mavraj i bashkohet kolonisë shqiptare te Lacio?”

  1. Djaloshi Kosovar USA says:

    Eshte e vertet Mergimi eshte lojtar i Lacios, Te lumt Mërgim Mavraj edhe pse ke lindure ne Hanau,West Germany prape se prap e ke veshure fanelen kuq e zi te lumt te uroj cdo te mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje