El Sharaui tek Siti për 40 milionë euro

8 Qershor 2013, 12:31Sport TEMA

Milani duket se është gati që të shesë sulmuesin e saj më të mirë sezonin e kaluar, Stefan El Sharaui. Mediat italiane bëjnë me dije se Mançester Siti ka ofruar 40 milionë euro për të, shifër që ishte vendosur nga drejtuesit e Milanit.

Këta të fundit pritet që ta pranojnë këtë shifër, duke qenë se me ardhjen e Mario Balotelit te Milani, El Sharaui ka qenë në hije.

Ndërkohë, tashmë flitet edhe për emrat që mund të zëvendësojnë El Sharauin. Emri i parë është Havier Pastore i PSG./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje