Mediat angleze janë të bindura se sulmuesi argjentinas i Real Madrid, Gonzalo Higuain, është fare pranë kalimit tek Arsenal.
Sipas “Mirror”, Arsenali ka arritur një marrëveshje me Real Madrid për një shifër prej 25 milionë eurosh për të marrë argjentinasin.
Higuain duket se është bindur për të kaluar tek klubi londinez, pasi do të marrë plot 7.5 milionë euro në vit.
Argjentinasi ka qenë në fakt pranë kalimit tek Juventusi, ekip që prej javësh është duke punuar për sjelljen e tij në Torino. Por, argjentinasi duket se është bindur falë pagës më të lartë që i ofron Arsenali, edhe pse megjithatë, asgjë nuk mund të quhet e përfunduar, pasi drejtuesit e Juventusit kanë planifikuar një takim me presidentin e Realit ditën e nesërme./b.l
Nuk jane lajme keto qe na servirni ju te te mes .
Ne duam ndonje kocke te madhe sepse vetem ashtu mund te hahemi si qente me shoku -shokun .
Ky Higuaini ,PO bredh me imagjinate dere me dere ,mirepo me sa duket te gjitha dyert i ka te mbyllura .