Trajneri i kombëtares së Anglisë, Rei Hodgson, ka deklaruar se ekzistojnë mundësitë që britanikët të mos kualifikohen për në Botërorin e Brazilit. Sipas tij, kjo gjë do të ishte tronditëse dhe një zhgënjim historik.
“Do të ishte tronditëse nëse nuk sigurojmë kualifikimin. Që kur mora detyrën, objektivi im kryesor ishte pjesëmarrja në Botërorin e Brazilit. Përpara kemi edhe 4 ndeshje, por gëzojmë një formë të mirë pasi dimë të mbrohemi, por edhe të sulmojmë shumë mirë. Në momentet tona më të mira arrijmë ta pasojmë topin qetësisht”, tha ai.
Anglia do të përballet me Moldavinë, Ukrainën, Malin e Zi dhe Poloninë, në 4 ndeshje jetike për një biletë drejt Kupës së Botës.
Aktualisht, Anglia ndodhet në vendin e dytë, dy pikë më pak se Mali i Zi, që ka zhvilluar një ndeshje më shumë se britanikët./b.l
Jane mesuar ,jane mesuar anglezet me skualifikime ,nuk eshte hera e pare qe tu beje dhe aq pershtypje.
ANGLINE kur nuk e beri dot adapt CAPELLO ,nuk ka shance njeri tjeter qe ta beje ,qe edhe po mori pjese ne BOTEROR ,do te jete nje ekip per mua medioker .
Mos more! A do bjere termet thoni?!