Trajneri i U- 19 dhe U- 21 të Kosovës, Ramiz Krasniqi, është shprehur i mërzitur ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit, sa i përkeqt talenteve në Kosovës. Ai thotë se Shqipëria po ‘grabit’ talentet e futbollit të Kosovës, në mënyrë të parregullt dhe pa pyetur asnjë.
Krasniqi nuk është kundër që futbollistët kosovarë t’i mbrojnë ngjyrat kuq e zi, por thotë se pala shqiptare paraprakisht duhet të marrë leje. Ai ka kërkuar përkrahje dhe mbrojtje nga Federata e Futbollit të Kosovës, për ndalimin e kësaj dukurie.
Ramiz Krasniqi është ankuar në Federatën Shqiptare e Futbollit (FSHF), e cila sipas tij po i merr në mënyrë të parregullt talentet kosovarë, të cilët mbrojnë ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës, në grupmoshat U-19 e U-21.
Ish-trajneri i Ferronikelit thotë se nuk ka asgjë kundër që futbollistët kosovarë t’i mbrojnë ngjyrat e Kombëtares shqiptare, në grupmoshat e ndryshme, por është kundër mënyrës se si këta lojtarë merren nga FSHF-ja, përmes përfaqësuesve të saj, raporton “Express”.
“Mënyra se si po na i marrin lojtarët, është e parregullt dhe nuk më duket e arsyeshme. Ata nuk na pyesin fare, nuk na fusin në hesap. Mbajnë kampe, të cilat po ashtu më duken të parregullta, duke sjell kinse menaxherë në Kosovë, ndërsa më pas na marrin talentet pa pyetur”, u ankua Krasniqi, në një konferencë për shtyp të mbajtur të hënën në Prishtinë.
“Unë nuk kam asgjë kundër që lojtarët tanë ta përfaqësojnë Shqipërinë. Madje, do të mburresha nëse kjo ndodh, por nevojitet një bashkëpunim në mes të dyja Federatave. Ata duhet të marrin leje dhe me siguri se nuk do të marrin përgjigje negative”,- vazhdoi ai.
Krasniqi shton se, nëse një futbollist kosovar i bashkohet Shqipërisë të grupit U-19 pa lejen e tij, nuk do të ftohet më në përfaqësuesen e Kosovës.
Ai tregon se ka pasur raste të ngjashme në të kaluarën dhe ka vepruar njësoj, duke mos i ftuar më.
Krasniqi kërkon nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) mbrojtje dhe përkrahje, për të punuar lirshëm dhe pa frikë se nesër nuk do ta ketë në dispozicion një lojtar të caktuar, që mund ta marrë Shqipëria./b.l
O Ramiz, mos u be nje egoist i poshter dhe dallkauk.
E para dhe mbi te gjitha e mira e Kosoves kalon permes Shqiperise, dhe e mira personale e atyre djemve merr me shume ndihmese duke kujt per Shqiperine.
Tema qe ti trajton meriton nje diskutim (une jam i qarte per perfundimin e diskutimit por ndoshta e kam gabim) vetem pasi Kosova te pranohet ne FIFA ose ne UEFA. Tani eshte me i djeg kot talentet kosovare.
Po ne do behemi nje shtet : Kosova dhe Shqiperia , ndaj nuk ka kuptim te flitet ne ate menyre sic flet ky trajneri
Me sa duket Ramizi me fjalen “leje” nenkupton “leke”…Me mire pranon te luajne me ferrokromin se sa te mbrojne ngyrat kombtare.
ata po vijn vet mor ramiz turkufili ,,ju shkoni bani ndoj skuader me vllezrit tuj andej ka turku se vdesni per to…
E sakt.beni shkoder- ata vine se han dajakun dhe shqelma ne stadiumet kosovare haha…
per mendimin tim Federate e futbollit te shqiperis duhet ta njoftoj FFK se ka interes edhe nuk mendoj se FFK nuk do te jet as nje penge qe te marr lojtar nga Kosova. Per mendimin tim Presitenti Duka duhet te largohet.