Murinjo prezantohet tek Çelsi: Tani më thërrisni “Happy One”

10 Qershor 2013, 18:56Sport TEMA

Hoze Murinjo është prezantuar gjatë ditës së sotme si trajneri i ri i Çelsit, duke kërkuar që mos të thirret më si “Special One”, por “Happy One”, për shkak të rikthimit të tij tek londinezët.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Më duket sikur kanë kaluar vetëm disa ditë, por nëse bëjmë llogaritë, kanë kaluar plot 9 vjet që kur u prezantova për herë të parë. Jam i njëjti njeri, me të njëjtat emocione dhe pasion, por gjatë kësaj dekade kam kaluar edhe eksperienca të rëndësishme. E di që prej meje prisni shumë dhe unë mund t’ju garantoj dëshirën e madhe për të punuar dhe për të fituar sërish. Kudo që kam punuar, kam fituar trofe dhe e kam konsideruar klubin si gjënë më të rëndësishme”, tha Murinjo para gazetarëve.

Duke folur për marrëdhënien e tij me pronarin e klubit, Roman Abramoviç, portugezi është shprehur se ato kanë mbetur gjithmonë miqësore, pavarësisht se çfarë është shktruar në gazeta.

“Kam lexuar që jemi grindur, edhe pse realisht kishim marrëdhënie të mira. Kur u ndamë në vitin 2007, ishte një vendim i dhimbshëm për të dyja palët, por arritëm në një marrëveshje të përbashkët, pa i prekur marrëdhëniet tona personale. Tanin ja ku u riktheva dhe mendoj se është momenti i duhur për të rinisur një rrugëtim të ri. Dua të respektohem për atë që kam bërë në të shkuarën, por edhe për atë që do të bëj në të ardhmen”, ka vijuar më tej portugezi.

Ai ndërkohë ka vlerësuar ambicien e Çelsit, ndërsa ka thënë se si synim ka fitimin e Ligës së Kampioneve.

“Ky është një klub që ka ambicie të rëndësishme dhe me një grup lojtarësh cilësorë, por do të jetë puna jonë treguesi më i qartë i vlerave që kemi. Rigjej një kampionat të ndryshëm, sepse do të shkoj në “Old Traford” dhe nuk do të takohem me Aleks Ferguson, ndërsa Pelegrini ka marrë drejtimin e Mançester Sitit. Kampionati do të jetë i hapur, me shumë skuadra në garë. Objektivi? Një klub si Çelsi do të jetë kompetitiv në shumë fronte”.

Gjatë konferencës nuk kanë munguar edhe pyetjet për atë që ndodhi tek Real Madrid, sidomos me lënien në stol të kapitenit Iker Kasijas.

“Unë kam bërë zgjedhjet që i cilësoj të drejta. Dua të kem përherë marrëdhënie të mira me lojtarët, por mbi të gjitha me veten time. Dëshiroj të theksoj se këtu gjej disa lojtarë të Çelsit që unë drejtova para shumë vitesh, me të cilët jam shumë i lidhur, por kjo nuk do të thotë se do të jenë të privilegjuar. Ky grup ka arritur suksese të rëndësishme dhe unë dëshiroj ta forcoj edhe më shumë skuadrën me disa blerje të reja”, tha portugezi.

Ndërkohë, ai i është përgjigjur edhe deklaratës së mesfushorit të Barcelonës, Andres Iniesta, që vetëm pak ditë më parë deklaroi se Murinjo ka dëmtuar Spanjën me sjelljet e tij. Sipas Murinjos, ai ka dëmtuar vetëm Barcelonën, pasi arriti të thyente supermacinë e vendosur nga katalanasit në Spanjë.

“E kam dëmtuar futbollin spanjoll duke u bërë trajneri i cili i dha fund dominimit të Barcelonës.

Real Madridi fitoi në Barcelonë, Real Madridi fitoi Kupën e Mbretit, Real Madridi fitoi kampionatin – një kampionat historik me 100 pikë dhe 121 gola. Unë kam dëmtuar vetëm Barcelonën”, përfundoi Murinjo./b.l

 

7 komente në “Murinjo prezantohet tek Çelsi: Tani më thërrisni “Happy One””

  1. FENOMENI says:

    Prandaj ike ti re skermbythe nga spanja se ishe i forte shume…

    1. Nikoja says:

      Ai vertete nuk fitoj shume ne Spanje por po ta shohesh ai kudo ku ka shkuar ka fituar edhe shume por….Ju zoti FENOMEN keni arritur dicka ne jeten Tuaj qe te mburreni e pastaj ofendo te tjeret……Shiko vedin ne pasqyre njehere e pastaj mund te flasesh per te tjeret….nje keshille miqsore per Ju qe pa te keq mundoheni te ofendoni njerez qe kane me se te mburren ne jeten e tyre sepse sado pak kane lane shenje ne historine e futbollit botror.

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Po ,por ja rruajte BARCES ,SA KISHTE GUARDIOLEN .Apo kujton tani se fundi kur BARCEN e drejtoi DAWNI ROURA .
    Por prape hengre nje mut se LA-LIGEN e mori BARCA dhe ironikja eshte se mori 100 PIKE PO SA TY NJE VIT ME PARE ,pa trajner dhe se ti i rruajte fundin COPA DEL REYT ,sido qe eleminove BARCEN ,ne LA -LIGA fitove por nuk ju dha BARCES PENALLTIA E RAMOSIT kundrejt ADRIANOS .
    Ironikja eshte se edhe SUPER KUPEN E spanjes do ta ,,,ose me mire e MORI BARCA .
    O CROSS-PATC ONE , FRETFUL ONE , O RUBISH ONE ,MURINJO ,YOU ARE THE BEST PERSON THAT YOU GO BLA-BLA.
    PO MURINJO TI JE NJE UNKEMPT person ,nje SCUM, RIFFRAF .
    T’a futi shkopin shume thelle KASIJASI .
    O MURINJO ,po ktheu more burre dhe merre qurravecen RONALDA SE PO QAN ,PERPARA SE TI FUS HURIN NE VEND TE KEQ KASIJASI ,kthehu more PALACO DHE MERRI RRUGECERIT qe ke lene jetim ,qe nga MAJMUNI PEPE ,CAENTRAO ,qe nga MODRIC-JA ,apo DI MARIA qe te qau me lot dhe me qurra.
    O MISCHIEVOUS PERSON ,ke lene shume plehra se ata me gjthe mend do te te bejne ty qe te te emerojne ” THE MOST DEGENERATE in the world .

    1. besi says:

      Sa xheloz qe jeni more !! Ti ske buk me honger se ke ik nga vendi jot e jeton si rrefugjat e rrin e shan nje multimilioner qe ka fituar me dhjetra trofe dhe e lusin klubet me te medha ne bote!!
      Po te kishe bere sa 1 te 100 en e Murinjos ne jete edhe po te lexonim, po ik e bjeri lopates aty ku jeton se nuk ben per keto pune ti.
      Sa per Ronaldon, Perez do ta beje lojtarin me te paguar ne bote, keshtu qe qaji hallin nonje robi te shpis tate se ai e ka ne terezi me milionat e famen qe ka.

  3. Argita_B says:

    Po Guardiola pse iku sipas teje, apo se ishte shume i forte…!’

  4. england says:

    Ky eshte fantastic!sa here qe del para gazetareve ky njeri ben lajm,por jo vetem kaq,Mourinjo ben qe disa tipa ketu ne kete chat te flasin me vete,te sillen si femije rrugace,ja heq trurin ne ate far mase sa nuk kane asnje argument bindes,por vetem sharje ofendime dhe baltosje do thoshte Ed Rama.

  5. roland says:

    tani muinjo ka per te fituar gjithcka plus edhe ket timin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje