Shirer: Murinjo do ta ringjallë Premier Ligën

10 Qershor 2013, 12:40Sport TEMA

Ish-sulmuesi i Njukasëll, Alan Shirer, mendon se ardhja e Hoze Murinjos do ta ringjallë Premier Ligën. Sipas tij, me largimin e Aleks Ferguson, në Angli u krijua një boshllëk, që pritet të mbushet pikërisht nga portugezi.

“Ne humbëm një person të madh kur Sër Aleks Ferguson u largua në fund të sezonit. Pastaj erdhi Hose Murinjo për ta mbuluar atë.

Ju duhej të shqetësoheshit kur Sër Aleks u largua, pasi nga do të vinte gjithë dramaciteti, titujt kryesorë dhe konfrontimet.

Pasi, të jemi të sinqertë, ndërsa futbolli është një pjesë e rëndësishme, ka edhe shumë më shumë se kaq që e bën Premier Ligën atë që është.

Ndërsa Mançester Junaited nën drejtimin e Sër Aleks luajti futboll fantastik, ai po ashtu i shtonte ca dramacitet garës së titujve jashtë fushe.

Murinjo sigurisht që do ta bëjë atë që bënte Ferguson. Më e rëndësishmja, ai do ta bëjë Çelsin një ekip që do të shkëlqejë edhe një herë”, tha Alan Shirer./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje