Edgar Davids: Juve ka mesfushën më të fortë në Europë

10 Qershor 2013, 19:02Sport TEMA

Ish-mesfushori bardhezi, Edgar Davids, mendon se Juventusi ka mesfushën më të mirë në Europë. Me lojtarë të tillë si Andrea Pirlo, Klaudio Markizio, Arturo Vidal dhe Pol Pogba, Davids shprehet se mesfusha bardhezi është më e mirë edhe se ajo e Barcelonës apo Bajernit të Mynihut.

“Sipas mendimit tim, Juventusi ka mesfushën më të fortë ne Evropë. Pogba është një talent i jashtëzakonshëm.

Aty është edhe Artyro Vidal, i cili tashmë është një kampion i vërtetë. Ai mund të bëhet edhe më i mirë dhe të shndërrohet në një fenomen.

Shpresoj që një ditë Vidal të renditet mes legjendave të Juventusit, sepse ka aftësi për ta arritur këtë gjë”, ka thënë Davids për të përditshmen torineze “Tuttosport”./b.l

 

1 komente në “Edgar Davids: Juve ka mesfushën më të fortë në Europë”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    REALI eshte ekipi me i mire ne bote per te gjitha kohrat per : 9 KUPA KAMPIONESH qe i ka marre ,por i ka marre me MIELL HUA .
    JUVENTUSI eshte ekipi me i mire per te gjitha kohrat ne bote per titujt e skudetove qe ka marre plot 31 ,po kaq ka REALI ,ose 33 ka nje ekip hollandez ,por qe nuk mund te krahasohen me JUVEN me nje tjeter rekord qe nuk do te thyhet edhe per shume vjet ne ate se : ITALIA ka mare 4 KUPA BOTE dhe qe te katerta heret boshti ka qene JUVENTIN ,DUKE aktivizuar ne TE KATER FORMACIONET ,1934 ( JUVENTUSI ,KAMPION ITALIE ) ,6 lojtare te formacionit te fillimit :1938 (juvja nenkampione ) 5 lojtare te formacionit te fillimit :1982 ,(juventusi kampion ) ,7 lojtare ne kombetaren azurre ne formacionin e fillimit :2006 (juvja kampione ) ,6 lojtare te formacionit te fillimit ne ekipin kombetar .
    Jo ,sot MEZIN e TERRENIT me te mire ne bote dhe qysh prej 2008 e ka BARCA .
    Kjo eshte gjuha e shifrave ,gjuhe KRYENECE ,deri ne HISTERI qe nuk te le vend as per medyshjen me te fantaksur .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje