Ka startuar dje dita e parë e Kampionatit të 75 Kombëtar për të Rritur. Garuesit kanë konkurruar në disiplinën e Atletikës, ku si më poshtë janë shpallur fituesit e vendit të parë:
Djemtë:
-Kercim së gjati tre hapësh, Izmir Smaili
-Vrapim 100 metra pengesa, Elton Bitica
-Vrapim 100 metra, Admir Bregu
-vrapim 800metra, Nimet GASHI
Vajzat:
-Vrapim 800 metra, Lueda Korenca
-Vrapim 400 metra, Brixhilda Qose
Pavarësisht emocioneve të sportistëve dhe familjarëve , stadiumi “Qemal Stafa”, të përpin në zbrazëtinë e tij. Shqiptarët e mbushin atë stadium vetëm kur Shqipëria ndeshet me skuadra të huaja, dhe pastaj vëmendja humbet gjetiu…
Atletika edhe pse është konsideruar “mbretëresha e sporteve”, në vendin tonë nuk merr vëmendjen e duhur. Duket sikur ne njohim vetëm Futbollin dhe Peshëngritjen.
Sot harxhohen miliona lekë për baste e lojëra fati dhe shumë pak për sportin, për ta promovuar, për ta mbështetur dhe përhapur atë, një sport që na krenon e na ndihmon.
Ne kemi kujdesje vetëm për sytë e botës, pasi në atë stadium sërish ishin rikthyer mbeturinat, e farave, letrave, kanoçeve, vetëm katër ditë pas ndeshjes Shqipëri –Norvegji, ku u bë pastrami “i bujshëm” i stadiumit me kova uji.
Sportitët i’u dedikojnë falenderime vetëm trajnerëve të tyre , pasi investimi i shtetit për ato që lodhen është një rezultat zero, ndërsa ne kërkojmë që të bëhet promovimi i aktiviteteve sportive!
Sot, garues të tjerë do jenë sërish në fushë, por atë që ndodh aty e dinë vetëm një grusht njerëzish , ndërsa dashamirës dhe njerëz të tjerë janë në “Terr” informativ./A.XH
Nuk eshte vetem Atletika,por jane pothuajse te gjitha sportet !
Futbolli duket sikur ka mbeshtetje ekonomike,por ne kemi vite qe talentet i marrim nga Kosova
Piramida e funksionimit te sporteve eshte e shkateruar,mungojne trajneret profesionist !
Trajneri fatkeqaiaht,ka testen e parties ne pushtet,jo kualifikimin profesional !
Menaxheri i tij eshte deputeti i zones.
Sporti tek ne eshte shtetror,por nuk financohet nga shteti per te funksionuar normalisht.
Privatizimi i sportit ka deshtuar,per nje periudhe jo te shkurter,shteti duhet te mendoj seriozisht per sportin.