Kryebashkiaku i Rio De Zhaneiros, Eduardo Paes, ka befasuar mediat, teksa ka deklaruar se do të vrasë veten në rast se kundërshtarët e betuar në futboll të Argjentinës, do të fitonin Kupën e Botës në Brazil.
“Nëse Argjentina do të fitojë Botërorin e ardhshëm duke mundur Brazilin në finale, unë do të vras veten. Argjentina ka Mesin dhe tani ka edhe Papën, ndaj Botërorin të na e lënë ne. Nuk mund të marrin gjithçka në këtë mënyrë”, ka thënë ai.
Të njëjtën gjë deklaroi pak kohë më parë edhe ministri i Sportit në Brazil, Aldo Rebelo. “Nëse Argjentina fiton Botërorin 2014, për ne do të ishte një tragjedi kombëtare, më e keqe se ajo e vitit 1950”, pati deklaruar ai.
Kujtojmë që kur në vitin 1950 Brazili organizoi Kupën e Botës dhe u mund në ndeshjen e fundit nga Uruguai, në Brazil u shpallën tre ditë zie kombëtare, ndërsa pati rreth 10 vetëvrasje nga tifozë të ndryshëm./b.l
Shume e kendshme kjo shaka..gjithsesi brazilianet jane njerez te mrekullueshem, me shume alegri dhe optimizem. Ndonese nuk jam tifoz i Brazilit, menyra si e perjetojne ata Selecaon eshte teper e vecante..
Ne fakt BRAZILI sivjet pavaresisht se i mori nje revansh FRANCAS 3-0 qysh prej 1992 eshte hera e pare qe BRAZILI fiton nje ndeshje me FRANCEN por miqesore se per zyrtare as qe behet fjale .
Por dhe ARGJENTINA per mua nuk bind ,per me teper qe para 4 ditesh nuk shkoi me shume se nje barazim i thate 0-0 ne shtepi me KOLUMBINE ,por dhe dje si MYSAFIRE ne ECUADOR mori po nje barazim te vaket 1-1.
MESSI nuk eshte as 30% i MESSIT te para 2-3 muajve ,mesa duket LENDIMI e ka bere me te thyeshem dhe eshte shpejt te thuhet por kam mendimin qe tani e mbrapa ai do t’a vuaje shume kete demtim.
Ana tjeter loja e ARGJENTINES ,NUK ESHTE BINDESE.
Por dhe sic dhe e kam theksuar deri vitin qe vjen shume gjera do te kene ndryshuar per mire tek BRAZILI sepse SKOLARI eshte nje skile e vertete ,por qe per mendimin tim eshte shume -shume larg te qenit SKILE aq sa ishte ENCO BEARZOTI i 1978-1982 ,i cili si asnje tjeter ne bote para dhe pas tij kurre nuk luajti me te njejten skeme para boterorve miqesoret ,ashtu sic luajti NE BOTERORE ,saktesisht 14 ndeshjet ne 2 boteroret 1978-1982 ,qe per mua ishin 14 finale .
As qe mund te krahasohet ky BRAZIL i 2013 me ate BRAZIL te 1982-1986 ,me ata emra sugjestionues ,te jashtezakonshem qe ne se nuk moren ne ate kohe BOTERORE ishte thjesht per mendimin tim per MENEFREGIZEM .
Per mua dhe ARGENTINA E 1978 ishte ku e ku shume lart se kjo e sotmja qe ka dhe MESSIN,ata ishin nje ekip me te gjithe emrat te jashtezakonshem ,ku per mendimin tim me i dobeti ishte …..KEMPESI !!
ITALIA e 1978-1982 e mbushur plot me JUVENTINE ishte po aq BRILANTE me nje ROSSI qe e fuste koken e tij atje ku nuk hynte dot as …gjilpera !
Pavaresisht kesaj BRAZILIT ,ne mos do t’a meritoje do t’ia japin BOTERORIN sepse F.I.F.A. nuk do te lere kurre qe tifozeve te BRAZILIT QE SOT JANE 80 vjecare tu shfaqet perseri FANTAZMA e KIXHA-s ,plot 63 vjet me pare.
Megjithate une do te kenaqesha qe te fitonte si perhere FUTBOLLI LATIN qe per mua pavaresisht se kush emra kane luajtur nder vite ata jane SUGJESTIONUES .
@TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! – i vertete . DIREKT PRENOS
Zoteri , nga komentet qe beni dhe emrat e trjnereve qe perdorni ma thote mendja se ju duhet te fleni me topin e futbollit?
A eshte e vertet?
A nuk lodheni mer gjithe ate koment te gjate? apo pasioni kalon ç’do gje.
Po qe se keni kete mendje, me mire lereni fare e mos e organizoni ju Kupen e Botes. Lerjani ndonje vendi tjeter qe e merr me me qetesi.
ky qenga trap fare kur thoka qe argjentina ka mesin, po pse mesi per cfar eshte nese nuk fiton. argjentina ka mesin qe te fitoje kupen e botes dhe jo per te henger bare, por megjithate mos u merzit leshko se po te vijne shqiponjat kete rralle me duket ne brazil, dhe dije se po te erdhen gjuha shqipe do te behet e dyta atje, ti vetem mbathi patkojt pelave te brazilit se do ti kepusim ne shpine. hahaha duhet me i bere masazh lokut tone deri atehere, dhe duhet me e lene pushim se pune madhe e pret nese shkojme ne brazil. forca cuna ju lutem na coni ne brazil vitin tjeter.
kur thote argjentina ka mesin dhe papen thote kupen ta marrim neve,me kete ky don me thane qe edhe papa ka boll emrin pape por ne fe te mos besoj, ky a se kupton qe deri tani messin e ka pas barcelona? argjentina do ta kete nese fiton kupen e botes. pra ky paska shkuar per lesh te gomarit nga trute prandaj don me vra veten se duket qe fliska pa lidhje, por megjithate para se te vrasesh veten ushqejini mire pelat sic te thashe. me siper hajd tung o tunxh