Gafa e Rai-t me miqësoren Itali-Haiti

12 Qershor 2013, 10:58Sport TEMA

Ndeshja e djeshme miqësore mes Italisë dhe Haitit ishte befasuese jo vetëm për rezultatin 2-2, por edhe për gafat e shkaktuara.

Kështu, televizioni kombëtar Rai, gjatë shënimit të golit të parë nga ana e Italisë me Xhiakerinin, ka shfaqur në ekranin e vet emrat e dy skuadrave të çuditshme, Pepepepepe-Quaquaquaquaqua.

Gafa ka zgjatur për vetëm pak dhe teknikët e kanë rregulluar atë. Por, kaq ka mjaftuar që foto të shpërndahet nëpër rrjetet sociale./b.l

6 komente në “Gafa e Rai-t me miqësoren Itali-Haiti”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Nje ITALI e shperfyteruar ,me e dobeta qe ka qene ndonjehere edhe me e dobet se ajo e 1966 e mbushur me INTERISTE qe u degjenerua nga KOREJA ,edhe me e dobet se ajo e 2010.
    Por me sa duket SANON qe nga varri ku i prehen eshtrat e tij ka leshuar kushtrimin e te pareve .
    SANONI ne boterorin e 1974 ,u zotua se do ti shenonte gol ZOFIT dhe per cudi shenoi edhe pse ne ate bote HAITI humbi 1-3 ,por mbas 39 vjetesh nje HAIT modest arrin qe ti marre nje BARAZIM PRODHUES ITALISE 2-2.
    Turp per ITALINE qe u paraqit nje ekip i shperfyteruar ne kete ndeshje .
    Ne se PRANDELI eshte njeri i mire kjo nuk vblen ,ai mua nuk me duket se ka kapacitetet e duhura intelektuale per te drejtuar AZURRET ,te cilet per te qene i sinqerte tani po vuajne efektet e GLOBALIZMIT ne futboll ,ate globalizem qe kombetarja SPANJOLLE e vuajti jo pak por 35 vjet !!!!!???
    Turp per nje komb 6o milionesh si ITALIA e cila qysh prej 1990 dhe deri me sot nuk ka nxjerre nje lojtar qe te pakten te barazohej me me mesatarin e lojtareve te kombetares azurre nder vite .
    Kete semundje per mendimin tim pas nje 10 vjetesh do ta vuaje dhe GJERMANIA ,sepse dhe ajo e ka kthyer bundesligen si HANIN e STAVROS sic themi ne andej nga anet tona ,plot me te huaj .
    E vetmja qe me bindi sadopak ne keto miqesore ishte SPANJA e cila edhe pse me HAITIN e kishte mare seriozisht kalendarin dhe luajti me lojtaret e saj me te mire ashtu dhe sic beri mbreme me IRLANDEN qe pavaresisht se pengohej nga BETONI ITALO-IRLANDEZ ,me se fundi ne EXTREMIS shenoi 2 gola .

    1. Interist says:

      Nuk e kuptoj pse duhet me doemos te atakosh Interin per Italine e vitit 1966 , kur mund te merresh me ate bythelepiresin Prandelli apo me ate grumbullim e perzgjedhje qe behet ne federaten me te korruptuar ne Europe (sigurisht me lejen e FSHF ) ku arrin te luaj ne kombetare deri edhe Acerbi (“il nuovo Nesta i bbilan-it “) vetem pse e bleu Milani .

  2. khan says:

    Futbolli,ashtusi edhe sportet e tjera kane mare rrugen e arshives.Sportet kane per tu kthyer ne origjinen e tyre,nga bixhoz e mjet fitimi,ne kalitjen e njeriut.

  3. loko says:

    Totila me pelqen si analist, c mendim ke per Sevillen se jam tifoz me te

  4. tani says:

    Totila,
    Ke njefare te drejte por mos harro,
    KAMPION BOTE NE 2006
    Meritonin me shume pas vitit 1990 qe thua ti me Franko Barezin, Robi Baggion,Maldinin, Zolen, Vialin e Mancinin me kompani, emra te medhej keto apo jo?
    Por me penallti kushdo mund te humbe!

  5. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Nuk jam tifoz i MILANIT dhe as nuk desha tre ofendoja INTERIN e te madhit HELENO HERRERA ,ITALO-FRANCO-ARGJENTINAS ,i cili e pershtati deri ne ekstrem te ashtuquajtur CATENACCIO ,bile dhe me kete mori dhe 2 kupa kampionesh 1964 ,1965 ,por dhe 2 skudetto ,pa bere fjale per superkupat kur ndeshej me ekipet e AMERIKES LATINE , por qe ne BOTERORIN E 1966 U SHPERFYTERUAN nga KOREJA ,ku dihet se berthama ishte ndertuar rreth INTERIT me MAZZOLEN ,FACETIN ,RIVEN e co .
    ITALIA 1990 ,po ,ishte nje furtune e tmerreshme ,kur nuk mund te mohoj as VIALLIN ,as BAGION as MALDININ as BAREZIN as ZENGEN as MANCININ sido qe per te skam patur ndonje terheqje si lojtar dhe te tmerreshmin SALVATORE SCILLACI .
    Por ate bote ishte ne fuqi MARADONA qe kishte ndryshuar komplet nga para-ardhesit ,metoden e futboolit ,dhe se me penallti ARGJENTINA ME DUKET SE ELEMIMOI BRAZILIN se pae ITALINE jam i sigurte dhe se ne finale me GJERMANINE ata duhej detyrimisht qe te humbisnin dhe ku kishte me mire se me nje PENALLTI FANTAZEM ,qe edhe sot kur e kujtoj habitem .
    GJERMANET edhe mund te kishin fituar me gol nga loja por edhe penalltite jane pjese e lojes edhe pse kane zgjidhur shume pune ne dramat e futbollit ,por qe per mua jane me te mira se sa “GOLDEN GOLI ” ,qe per mua rezultoi nje fiasko e vertete ,ku per koincidence me shume nga te tjeret e pesoi ITALIA si ne 1998 po ashtu dhe ne 2000 si dhe ne 2002.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje