Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, ka mohuar një kalim të mundshëm të Mërgim Mavraj tek Lacio. Ai ka thënë se nuk ka kontaktuar me mbrojtësin e kombëtares shqiptare.
“Mavraj më pëlqen se ka eksperiencë të madhe, është lojtar fantastik, por nuk e kemi kontaktuar. Tani kemi hyrë në merkato dhe 90% e gjërave që shkruhen janë false dhe jo çdo udhëtim që bëj në Shqipëri ka lidhje me punën time, sepse atje kam familjen”, ka thënë Tare për mediat italiane.
Vetë Mavraj bënte të ditur në Facebook pas ndeshjes me Norvegjinë, se kishte arritur një marrëveshje me Lacion, klub me të cilin do të nënshkruante ditën e hënë. Por, kjo gjë nuk ka ndodhur.
Duket se deklarata e Tares bëhet për faktin se Grojter Furth e ka deklaruar Mavrajn të pashitshëm, në mënyrë që të ngrejë çmimin e tij. /b.l