Mbrojtësi brazilian i Bajernit të Mynihut, Dante, është shprehur se mezi prêt nisjen e Kupës së Konfederatave, e cila zhvillohet pikërisht në Brazil. Ai ka thënë se është aq i emocionuar për këtë kompeticion, sa ka mësuar përmendësh të gjithë kalendarin dhe oraret e ndeshjeve.
“Nuk kam menduar për asgjë tjetër për një kohë të gjatë. Seriozisht. I kam mësuar përmendësh të gjitha ndeshjet e këtij kompeticioni”, tha qendërmbrojtësi brazilian.
Kupa e Konfederatave nis ditën e shtunë me takimin Brazil-Japoni./b.l