Trajneri i kombëtares italiane, Çezare Prandeli, ka thënë se ndihet i turpëruar pas barazimit 2-2 me Haitin.
“Sigurisht që është rezultat i keq dhe i turpshëm gjithashtu, sepse një barazim me Haitin është i turpshëm”, tha ai për Rai Sport.
“Bëmë një figurë të keqe, pasi nëse barazon me Haitin kështu është, por erdhëm dje dhe për ne ishte një ndeshje e zhvilluar me një tjetër shpirt.
Aspekti fizik është gjëja më e rëdësishme e shpresoj që pas 5 ditësh të përmirësohemi. Do të punoj shumë përsa i takon kësaj pjese, por gjithashtu dhe për motivacionin. Nuk jemi në majë, sepse kur bën shumë ndryshime, vështirë se gjen ekuilibrat e duhur”, vijoi më tej tekniku Italian./b.l
C’eshte kjo deklarate o Prandeli, qe nuk i ngjan Pirandelos!
Kini pak respekt per kundershtarin qe tek e fundit e keni zgjedhur vete, nuk ju ra ne short.
Kur ju vinte kaq turp nga humbja, pse e planizuat ndeshjen me Haitin, apo thate hajt se po i fusim nje stervitje te lehte.
Ajo qe i mungon futbollit italian sot eshte qendrueshmeria, vecanerisht me skuadra te “vogla”.
Kjo eshte historia juaj ne fotboll. E hani turpin me buke. Mos u merzit Prandelli nuk je i pari.